Kapen 47 ton cigare kontrabandë, do hidheshin në tregun shqiptar, vlera 10 mln $
Durrës- Plot 47 ton cigare kontrabandë vlera e së cilës shkon në 10 milionë dollarë, e planifikuar për t'u hedhur në tregun shqiptar është bllokuar gjatë një operacioni të antikontrabandës.Ngarkesa me cigaret kontrabandë, të markave të ndryshme, u bllokua në anijen me flamur të Tanzanisë “Era 1”.Anija ishte nisur nga Veriu i Qipros dhe më 16 maj u bllokua pas dyshimeve që kishin lindur pasi ishte larguar pa leje nga Gjiri i Vlorës.Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali deklaroi se pas verifikimit ishte zbuluar se "cigaret kontrabandë ishin të destinuara për tregun tonë të brendshëm, dhe nëse do të hidheshin në treg vlera do të ishte 10 milionë dollarë."Mendohej se do të shkonte në Mal të Zi, por fakti që është gjetur pa pullë tregon se do ishte kontrabandë” nënvizoi Spiropali në një prononcim për median nga porti i Durrësit.““Është një aksion spektakolar i antikontrabandës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Aksioni është një lajm i mirë për të gjithë, jo vetëm për ne që çdo ditë përballemi me perdet e trafikut te kuruar me aq kujdes nga pushteti i mëparshëm. Të gjithë sot duhet të jemi krenar se askush nuk mund të blejë më doganën për të shitur interesat e Shqipërisë. Dogana është përdorur për të shitur interesat e Shqipërisë me shumë pak para. Edhe pse vlera e këtyre cigareve kapte shifrën rreth 10 milionë dollarë nuk u ble dogana. Jemi të vendosur të presim cdo fije korrupsioni dhe të luftojmë kontrabandën” tha Spiropali.
(Ne foto: Ngarkesa me cigare e bllokuar dhe Spiropali duke folur per operacionin)Ndërsa Kryeministri deklaroi se kapja e kësaj ngarkese është tregues se doganat nuk blihen më me para si vjet.Ja postimi i Kryeministrit Edi Rama në facebook .
Në foto anija "ERA 1" e bllokuar me 47 ton cigare kontrabandë, 16 maj 2014)Specialistët e antikontrabandës do të verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës.Anija u ndalua dje pasi iku pa leje nga Gjiri i VlorësAnija tregtare me flamur të Tanzanisë, me shtatë persona në bord, me shtetësi ukrainase, që ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi u ndalua dje në mbrëmje (16 maj) nga Autoritetet e antikontrabandës dhe roja bregdetare.Anija kishte kërkuar ankorim në portin e Vlorës më 14 maj, për shkak të motit të keq. Ajo kishte qëndruar në gjirin e Vlorës dhe më 16 maj ishte larguar pa leje. Kjo ka bërë që autoritetet e kontrabandës të viheshin në dyshimAnija kishte në bord rreth 47 ton cigare, ndërsa kishte deklaruar ngarkesë zero tek autoritetet në Vlorë.Pamje nga ngarkesa me cigare e bllokuar