Gjermania kap bandën trafikoi 5.6 ton marijuanë shqiptare
Gjermani- Autoritetet e antikontrabandës në landin e Bavarisë dhe të Saxoni-Anhalt, kanë shkatërruar një bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës e cila gjatë aktivitetit të saj kishte arritur të trafikojë nga Shqipëria drejt Gjermanisë 5.6 ton mariuanë.Vlera e drogës në treg kap shifrën e 50 milionë eurove.Banda e përbërë nga 9 persona, sipas policisë gjermane, drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, 44 dhe 49 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.Mediat gjermane shkruajnë se 9 persona janë arrestuar ndërsa zyra e investigimit Zollfahndungsamt në Mynih ka deklaruar detajet e këtij operacioni të premten e 16 majtit 2014. Policia e ka konsideruar si nga goditjet më të mëdha ndaj mafias së drogës në 20 vitet e fundit.Ne tetor bllokohen 645 kg drogeHetimi ka nisur në tetor të 2013-të. Kur policia bllokoi një sasi prej 645 kg mariuanë e cila ishte fshehur brenda blloqeve të betonit. Bllokimi i kamionit është bërë nga autoritetet doganore të Nyrenbergut në bashkëpunim me autoritetet policore të Bavarisë. Ndërsa qentë antidrogë kishin zbuluar lëndën narkotike.Është dashur të ndërhyhet me mjete të posaçme siç shihet në pamje për të prerë blloqet e betonit e për të zbuluar, 374 pako që në total ishin 645 kg marijuanë, por kjo është vetëm ngarkesa e fundit e transportuar nga Shqipëria në Gjermani e sasisë prej 5.6 tonësh marijuanë.Nëntë personat e arrestuar janë shqiptarë, maqedonas dhe gjermanë, ndërsa droga ishte e destinuar të shpërndahej në Gjermani, Hollandë dhe Itali.Sipas autoriteteve gjermane nëse sasia e marijuanës do të kishte dalë në treg do të kapte shifrën e 50 milionë eurove. Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në Gjermani dekadat e fundit.Në banesën e dy shqiptarëve policia ka sekuestruar një sasi prej 26 mijë eurosh, ndërsa në makinën luksoze të njërit prej tyre një sasi prej 40 000 eurosh. Veç drogës dhe eurove janë sekuestruar dhe 3 makina luksoze dhe dy motoçikleta.Sipas hetimeve besohet se nga tetori i vitit të kaluar ky rrjet ka trafikuar edhe 8 ngarkesa të tjera me marijuanë nga Shqipëria. 3 në Gjermani, 2 në Holandë dhe 3 në Itali. Të arrestuarit i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, por autoritetet gjermane thanë se kanë prova të mjaftueshme kundër tyre .Sipas tyre sasia që ka trafikuar ky rrjet kriminal është i barabartë me atë që është asgjësuar në plantacionet gjermane.Ministria e Brendshme: Janë sekuestruar vetëm 685 kg kanabis në tetor 2013Ministria e Brendshme sqaron se për operacionin e sekuestrimit të drogës në tetor të 2013 ka nisur një hetim edhe në Shqipëri. Ndërsa fotot e publikuara në media i përkasin pikërisht këtij operacioni. Nga publikimi i medias gjermane me deklaratën e policisë ka në moskordinim shifrash sa i takon ngarkesës që është sekuestruar."Lidhur me lajmin e publikuar për sekuestrimin e një sasie prej 5.6 tonë marijuanë në Gjermani me origjinë nga Shqipëria, Ministria e Brendshme sqaron se nga komunikimi me autoritetet ligjzbatuese Gjermane, nuk rezulton që të jetë sekuestruar një sasi e tillë as gjatë ditës së sotme dhe as gjatë ditëve të fundit.Sekuestrime të lëndëve narkotike janë kryer muaj më parë. Rasti konkret i publikuar në media (me foto) i përket një rasti të vitit 2013 të muajit tetor, ku u kap një sasi rreth 685 kg kanabis sativa në Nurenberg, për këtë ka patur dhe një procedim të regjistruar në Shqipëri nr 233 dhe autoritetet shqiptare kanë qenë pjesë e hetimit e kanë ofruar bashkëpunim." - thuhet në njoftimin e sotëm të policisë