"Rama ik" Protesta e PD-së të premten para Kryeministrisë, Basha: Shqipëria si Kolumbi
Tirane- Partia Demokratike do të dalë sërish javën e ardhshme në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, si përgjegjës për kthimin e “Shqipërisë në një Kolumbi europiane të drogës”, siç e quan kryetari i PD-së Lulzim Basha.Ndryshe nga protesta e 14 majit e cila u organizua para Kuvendit, të premten e 23 majit, në orën 11:00 protesta do të zhvendoset para kryeministrisë.Kryetari i PD-së i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, socialistë dhe demokratë t’i bashkohen kësaj proteste për të larguar Edi Ramën si përgjegjës kryesor për të situatën e krijuar, ku droga prej 5.6 tonë e kapur në Gjermani është këmbanë tjetër alarmi që bie pas avionit në Divjakë.Ndërsa paradite në selinë blu Basha thirri deputetë, koordinatorë dhe struktura drejtuese të partisë në rrethe për të organizuar mbarëvajtjen e protestës.” Shqipëria po kthehet në një Kolumbi Europiane sa i takon drogës.Droga prej 5.6 tonë e kapur në Gjermani është këmbanë tjetër alarmi që bie pas avionit të mbetur në rërë si tregues i shkallës më sipërore të trafikut të drogës me krahë. Partnerët tanë europianë janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të rënduar të intensifikimit të trafikut të drogës nga Shqipëria.Qytetarët janë të tronditur thellë për këtë situatë të paprecedentë, si asnjëherë më parë që kërcënon rëndë jetën e sigurinë e tyre. Drogë do të thotë krim, pasiguri, shkatërrim. Opozita është në këmbë prej 8 muajsh duke denoncuar zhbërjen e rendit nga Edi Rama e Sajmir Tahiri.Të vetmit që nuk ndajnë këtë shqetësim janë Edi Rama dhe kupola e tij të cilët kanë shqetësim si t’i ikin përgjegjësisë së këtij skandali të trafikut të drogës. Si të bëhen bashkëfajtorë përmes heshtjes në përpjekjen mafioze për t’i mbyllur gojën. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 e vetmja gjë që po lulëzon është narkotrafiku. PD ka parashtruar para shqiptarëve opsionin e zgjidhjes që është largimi i Edi Ramës e qeverisë si përgjegjëse për situatën e krijuar. PD ka thirrur një protest të madhe popullore në orën 11: para kryeministrisë. Ftojn qytetarët të majtë e të djathtë ti bashkohen. Të bashkuar në këtë hall të madh atë të kartelit të drogës dhe narkotrafikut, me leje e symbullur të qeverisë. Dorëheqja është zgjidhja imperative e këtij problemi e halli të madh. Eshtë përmasa e paparë e parpecendetë si tregues i faktit se Shqipëria është nën shënjestrën e kthetrat e kartelit më të rrezikshëm” tha Basha nga selia e PD-së.Të enjten e kaluar, 15 maj 2014 opozita protestoi në sheshin para Parlamentit ndaj asaj që e konsideroi si skandali i trafikut të drogës me përfshirjen e strukturave qeveritare.Gjatë protestës u kërkua dorëheqja e qeverisë, por jo zgjedhje të reja.[poll="9"]