33 punonjës policie përfundojne kursin e lidershipit organizuar në bashkëpunim me OSBE
Tiranë- 33 punonjёs tё Policisё sё Shtetit, tё nivelit tё parё dhe tё mesёm drejtues, kanё pёrfunduar me sukses njё program trajnues 4 javor “Pёr aftёsitё drejtuese dhe menaxheriale tё Lidershipit”, organizuar nga Policia e Shtetit nё bashkёpunim me Prezencёn e OSBE-sё nё Shqipёri, me synim rritjen e standardeve profesionale tё punonjёsve tё policisё.Nё ceremoninё e zhvilluar me kёtё rast ishin tё pranishёm Zv/Ministri i Punёve tё Brendshme, Ilirjan Mustafaraj, Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm i Polcisё sё Shtetit pёr Sigurinё Publike, Altin Qato dhe Zv/Ambasadori i Prezencёs sё OSBE-sё nё Shqipёri, Robert Wilton.Gjatё kёsaj ceremonie punonjёsit e policisё tё trajnuar morёn çertifikata nga Insituti pёr Lidership dhe Menaxhim i Britanisё sё Madhe, ekspertёt e tё cilit zhvilluan trajnimin nёn kujdesin e OSBE-sё.Zv/Ambasadori i Prezencёs sё OSBE-sё nё Shqipёri theksoi faktin se vendosja e njё sistemi edukimi tё qёndrueshёm tё akredituar, qё i ofron trajnime cilёsore Policisё Shqiptare dhe institucioneve tё tjera tё sigurisё publike ёshtё thelbёsore. Po ashtu Wilton evidentoi se pёr Prezencёn e OSBE-sё, ceremonia e sotme duhet parё si pjesё e njё pёrpjekje strategjike afatgjatё pёr tё pёrmirёsuar profesionalizmin nё Policinё e Shtetit Shqiptar, tё cilёn do tё vijojmё ta mbёshtesim.Ndёrkohё Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm pёr Sigurinё Publike, Altin Qato, duke falenderuar ekspertёt ndёrkombёtarё, tё cilёt zhvilluan trajnimin e punonjёsve tё policisё dhe Prezencёn e OSBE-sё pёr mbёshtetjen e vazhdueshme qё i ka dhёnё Policisё sё Shtetit, shprehu bindjen se ndjekja e këtij kursi i ka ndihmuar punonjёsit e policisё të përfitojnё njohuritë e nevojshme mbi drejtimin dhe manaxhimin sa më të mirë të njësive, që drejtojnё në terren gjatë dinamikës së përditshme.Ky program trajnimi qё nga fillimi i tij ka mundёsuar trajnimin e mbi 100 punonjёsve tё Policisё sё Shtetit, pёrfshirё dhe punonjёs tё Policisё sё Kufirit e Migracionit, duke dhёnё njё kontribut tё çmuar nё rritjen e profesionalizmit tё punonjёjsve tё policisё.