VIDEOLAJM/ Elbasan, aksidentohet me familjen, deputeti Ardian Turku

Elbasan- Aksidentohet deputeti i Partisë Demorkatike, Ardian Turku. Deputeti demokrat ka qënë duke udhëtuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat në momentin që automjeti që drejtohej prej tij është përfshirë në aksident.Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, pranë komunës Bradashesh.Automjeti tip “Benz” me targë AA 195 HYqë drejtohej nga deputeti demokrat, Ardian Turku është përplasur me një makinë tjetër, “Mini Cooper”. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për lëndime të lehta dhe tronditje për shkak të përplasjes.Ata janë nisur menjëherë drejt spitalit ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.Lagështira në rrugë mendohet të jetë shkaku kryesor i aksidentit, por nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i makinës “Mini Cooper”, i cili mendohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.