Tiranë, komuniteti LGBT paradë me biçikleta kundër homofobisë

Nën masa të forta sigurie po zhvillohet aktiviteti për Festivalin e Diversitetit. Ky festival kërkon të përcjellë mesazhin ”Urrejtja nuk është zgjidhje, thuaj PO dashurisë” sot në 17 Maj, në ditën ndërkombëtare të homofobisë. Ata zhvilluan një paradë me biçikleta në bulevardin kryesor me qëllim mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti, lesbike, gay, biseksual, transgjinor, në vendin tonë. Këtij aktiviteti iu bashkuan dhe përfaqësues ndërkombëtarë si dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.