Korçë, kapen 41 kg kanabis e heroinë, dy në pranga

Gjatë një operacioni te organizuar në qytetin e Korçës janë sekuestruar nga policia 41.6 kg kanabis dhe 21.4 gr heroine. Operacioni i koduar "Radaneci" ka vënë ne pranga dy përsona, Edison Cërrava dhe Emiljano Zavalani.Sasia e droges e e llojit heroine 24.1 gr ishte e ndarë në 150 doza, e paketuar dhe gati për tu shpërndarë. Gjithashtu mbi dy të arrestuarit do të rëndojnë dhe akuza të tjera , pasi perveç sasisë së droges , ju është sekuestruar një bidon vaj kanabis sativa me peshë 54.4 gr , dy pistoletë, një Bereta, një me mulli, 5 fishekë pistolete Bereta, 10 fishekë pistolete me mulli, 2 peshore,20 fitil zjarrpërcjellës, një bajonetë, dy celularë, një mjet për paketimin e qeseve.