Serbia lufton me përmbytjet, situatë emergjente edhe në Bosnje e Kroaci
Beograd- Situata në rajon për shkak të përmbytjeve e rreshjeve të vazhueshme të shiut, vijon të përkeqësohet ndërsa në gjendje të jashtëzakonshme përvec Serbisë, janë edhe Bosnja dhe Kroacia.Rreth 100 ekipe emergjence janë shpërndarë në qytetet më të prekura ndërsa në terren për të ndihmuar qytetarët kanë dalë edhe vetë zyrtarët e lartë të shtetit.Në Serbi, 3 persona kanë humbur jetën ndërsa raportohet se disa të tjerë janë zhdukur, pasi mund të jenë rrëmbyer nga uji i furishëm.Prej dy ditësh, shkollat janë mbyllur ndërsa autoritetet kanë angazhuar edhe zjarrëfikëset e pjesëtarët e xhandarmërisë, për të evakuuar banorët nga zonat e rrezikuara, ku përvec përmbytjeve, ka patur edhe carje të sipërfaqes së tokës.Më shumë se 7600 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Serbi, të cilat janë mbuluar nga uji ndërsa sipas MInistrisë së Brendshme serbe situata më kritike mbetet në Kolubara, Macva, Morava dhe Pomoravlje.Gjithashtu sipas kësaj ministrie, mbi 1030 qëndra tregtare në vend, biznese dhe ndërtesa publike janë përmbytur dhe mbi 1400 të tjera janë nën rrezik.Banorët përvecse prej dy ditësh lëvizin vetëm me varka e gomone, e janë strehuar në cadra të përkohshme të nrgitura nga qeveria, po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, të shkëputur prej më shumë se 24 orësh.Punonjësit e shërbimeve emergjente po shpërndajnë ushqim dhe ilaçe për personat që kanë mbetur të bllokuar në shtëpi.kryeminitri i vendit, Aleksandër Vucic është bashkuar me ekipet e emergjencës, duke ndihmuar qindra e mijëra banorë në vështirësi.Në një komunikim për mediat, ai e përshkroi gjendjen e vendit si një katastrofë të dhimbshme e të frikshme. Ndërkaq mbi 4 mijë persona janë evakuuar edhe në Kroaci e mijëra të tjerë në Serbi, ku rreshjet e shiut nuk pushojnë prej më shumë se 48 orësh. Madje, sipas mediave vendase, 50% e Kroacisë tashmë gjenden nën ujë, ku mbi 1500 pallate e shtëpi janë përmbytur ndërsa rrezikohen totalisht edhe 10 mijë të tjera.sg/ora news online/