Ambasadorët e Francës ne Shqipëri dhe Maqedoni inspektim në Qafë Thanë
Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit pёr Kufirin e Migracionin, Pёllumb Nako, Ambasadorja e Francёs nё Shqipёri,Christine Moro, si dhe Ambasadorja e Francёs nё Maqedoni Laurence Auer, gjatё ditës sё sotme zhvilluan njё vizitё nё qendrën e pёrbashkёt tё bashkëpunimit policor mes policive kufitare tё Shqipёrisё dhe Maqedonisё, nё Pikёn e Kalimit Kufitar Qafё Thanё-Kjafasan. Po ashtu vizituan dhe Pikёn e Kalimit Kufitar Qafё Thanё.Gjatё kёsaj vizite Ambasadoret e Francёs nё Shqipёri e Maqedoni, Moro dhe Auer, u njohёn nga afёr me punёn qё bёhet nё tё dy anёt e kufirit e veçanёrisht pёr bashkёpunimin policor mes tё dy vendeve.Po ashtu u informuan mbi mёnyrat e bashkёpunimit ndёrmjet policive kufitare Shqiptare dhe Maqedonase, rezultatet nё kuadёr tё luftёs kundёr krimit tё organizuar, si dhe shprehёn interesin dhe vullnetin pёr mbёshtetjen e Francёs, si nё drejtim tё 2 vendeve respektive, ashtu dhe pёr bashkёpunimin rajonal.Ambasadorja e Francёs nё Shqipёri, Moro theksoi faktin se nё kuadёr tё strategjisё sё re tё manxhimit tё integruar tё kufirit, dёshironte tё njihej nga afёr me punёn qё bёhet nё kuadёr tё bashkёpunimit rajonal dhe pikёrisht ky ishte dhe qёllimi i vizitёs sё zhvilluar gjatё ditёs sё sotme.Qendra e pёrbashkёt e bashkёpunimit dhe shkёmbimit tё informacionit mes policive kufitare, qё ndodhet nё territorin Maqedonas, ёshtё njё inisitaivё e Policisё Shqiptare e mbёshtetur nga Prezenca e OSBE-sё nё Shqipёri, si nga ana logjistike ashtu dhe pёr sa i pёrket trajnimit tё pёrbashkёt tё punonjёsve tё policisё. Nё kuadёr tё kёsaj vizite ishte e pranishme edhe Kёshilltarja e Prezencёs sё OSBE-sё nё Shqipёri pёr Manaxhimin e Kufirit.Ambasadoret e Francёs nё Shqipёri e Maqedoni dhe Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm pёr Kufirin e Migracioni, vunё nё dukje rёndёsinё e bashkёpunimit rajonal pёr njё luftё sa mё efikase ndaj krimit.