Promovimi i imazhit të Shqipërisë, "Strawberry Frog APCO" shpallet kompania fituese
Tiranë-Turizmi shqiptar do të prezantohet gjatë këtij viti me sloganin "Albania, Go your own way!" Kompania fituese në këtë garë ishte Strawberry Frog APCO, e cila do të promovojë bukuritë turistike të vendit tonë.Përfaqësuesi i kompanisë “Strawberry Frog”, Jason Spies u shpreh se Shqipërisë i duhet një ide frymëzuese dhe jo vetëm një logo. Në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja, firma amerikane këshilloi zhvillimin e një samiti në Tiranë.Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh se "Branding Albania" synon të promovojë imazhin e ri të Shqipërisë në tregun botëror.Gjatë fjalës së mbajtur më herët, kryeministri Edi Rama vlerësoi se slogani i përzgjedhur do të largojë imazhin e keq të krijuar për vendin tonë.“Ditë e bukur dhe ditë e shënuar në historinë e projektimit të imazhit jashtë nesh imazhi përfundon me logon, por fillon të ndërtohet me punët që bëhen realisht vuajmë nga një imazh negativ dhe nuk diskutohet konstrukti i posaçëm në këtë imazh, por ka edhe gjykime dhe paragjykime të vjetra i bindur që me studion fituese do ketë një aleat më shumë dhe efikas për të luftuar imazhin negative dhe për të çliruar energji positiv.Ne do të bëjmë çmos që edhe 4 finalistët që nuk do të fitojnë t’i mbajmë në komunikim dhe të bëjmë me ta punë të mira të përbashkëta për një vend që ka shumë të meta, por ka një të mirë që sot nuk e gjen askund as në Europën e Bashkuar, një vend që nuk është i mërzitshëm për asnjë sekondë të vetme”, tha Rama.Çmimin e dytë në konkursin për përzgjedhjen e sloganit për promovimin e turizmit të Shqipërisë e mori kompania Interface Tourism Group, ndërsa i treti shkoi për kompaninë Hemington.