Laç, plagoset menaxheri i një pike skrapi
Gëzim Mehmeti 55 vjeç nga Tirana i punësuar pranë një pike të grumbullimit të skrapit në superstradën Mamuras - Laç ka ngelur i plagosur me armë zjarri dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore.Nga të dhënat e marra nga komisariati i Kurbinit mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjormë. 55-vjeçari Mehmeti, menaxher pranë kësaj pike skrapi, ka qene duke punuar, kur brenda rrethimit të kësaj kompanie janë futur dy persona të cilët ka hapur zjarr në drejtim të tij.Menjëherë pasi kanë parë objektivin e tyre të rrëzohet përtoke, dy autorët jane larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se ne fshatin Adriatik, po të rrethit Kurbin është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët që mendohet të jetë i autorëve të ngjarjes. Gëzim Mehmeti është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.