Vlorë, sekuestrohen 2 ton kanabis nga Lazarati do shkonte në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 09:09
Një sasi prej 2 ton lëndë narkotike e llojit kanabis e prodhuar në Lazarat dhe me destinacion Italinë është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia e Vlorës.
Droga ishte fshehur në një furgon dhe në pranga kanë përfunduar 2 persona.
Furgoni tip ‘Benz’ me targa AA 002 IB u ndalua në hyrje të autostradës, rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm (15 maj 2014).
Operacioni antidrogë i koduar “Restart” u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative.Policia e Vlorës ka arrestuar Armando Kuçin, nga Fieri, drejtonte fugonin ku u sekuestrua lënda narkotike si dhe Jualian Byzykan banues në lagjen “1 Maji” në Fier, i cili drejtonte një makinë “Fiat Croma” me targa AA 262 FV, që shoqëronte furgonin.