Rruga “11 Nëntori” në Elbasan, qeveria shpronëson pronarët
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme shpronsimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga hapja dhe sistemimi i rrugës “11 Nëntori”, segmenti nga shkolla “Jorgji Dilo” deri te “Rotonda tek Posta”, të bashkisë së Elbasanit.Sipas këtij vendimi shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Elbasanit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen, për sipërfaqen 4 850.18 (katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë pikë tetëmbëdhjetë) m², truall, në vlerën 19 793 584.6 (nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind e tetëdhjetë e katër pikë gjashtë) lekë;Sipas vendimit të qeverisë, vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 125 803 483.3 (njëqind e njëzet e pesë milionë e tetëqind e tre mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre pikë tre) lekësh, do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Elbasanit.Vlera e shpenzimeve procedurale gjithashtu do të përballohet nga bashkia e Elbasanit. Ndërsa, afati i përfundimit të shpronësimit do të jetë tre muaj pas miratimit të projektit.Po kështu Këshilli i Ministrave miratoi në parim, të marrëveshjen së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, për Programin Kombëtar për vitin 2013, në kuadrin e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA), komponenti “Asistenca e tranzicionit dhe forcimit institucional”, menaxhim i decentralizuar.Në mbledhjen e sotme miratoi edhe raportin e përbashkët të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministrisë së Financave për realizimin e platformës multimediatike “Branding Albania”.Gjithashtu, u miratua edhe fondi prej 540 000 (pesëqind e dyzet mijë) euro për realizimin e platformës multimediatike “Branding Albania”.Sipas vendimit, fondi prej 540 000 (pesëqind e dyzet mijë) euro do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.Periudha e realizimit të këtij prodhimi dhe transmetimi është 1 (një) vit. Realizimi i platformës multimediatike “Branding Albania” do të bëhet në 2 faza. Kontratën me kompaninë fituese për platformën multimediatike “Branding Albania”, do ta lidhë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.