PD protestë 5 orë para Kuvendit, Basha: Jemi shumicë absolute, Rama ik

Tiranë-Mbështetës të Partisë Demokratike kanë protestuar për gati 5 orë (10:30- 15  vazhdojnë të protestojnë para godinës së Parlamentit orej orës 10: 30- 15:00 )Kreu i grupit PD-së Edi Paloka falenderoi mbështetësit dhe deklaroi mbylljen e protestës.Fillimisht më të shumtë në numër, por më pas më të paktë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar si përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës.Sipas opozitës bllokimi i avionit në Divjakë ishte provë se qeveria drejton këtë trafik droge.[poll="9"]Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke folur para protestuesve tha se opozita nuk mund të lejojë që vendin t'ia dorëzojë kartelit të drogës dhe një qeveri të kapur fund e krye nga krimi.Deputetë të PD-së i kërkuan protestuesve qëndresë deri në largimin e Ramës. Më pas në orën 12:00  protestuesve iu bashkua Lulzim Basha. Pas fjalimit gati 15 minutash Basha u largua.Ndërsa protestuesit vazhduan të qëndronin dhe dëgjonin debatin brenda në Parlament përmes një monitori të  madh që ishte ngritur përballë Parlamentit.Në fillim Protestuesit kishin mbushur rrugën nga "Ura e Elbasanit" deri tek "Ushtari i Panjohur", por më pas rreth orës 14:50 ata ishin më të paktë në numër. Ndërkohë debati në Kuvend vazhdonte i ashpër mes Ramës e Berishës.Trafiku i drogës, Rama: Iki nëse vërtetohen akuzat, Berisha: Je kryeministër rrotëProtesta ishte e qetë dhe e gjitha  u vëzhgua nga forca sigurie të shumtaOra 12: 04 Lulzim Basha flet para protestuesveQeveria hoqi drita, ka frikë nga zëri i shqiptarëveËshtë një miting madhështor i cili përball sot si asnjëherë tjetër të drejtën themelore të pushtetit sovran që quhet populli sovran shqiptar me oligarkinë e drogës që po përpiqet ti bëjë gjëmën çdo shqiptari dhe shqiptareje. I hoqën dritat sepse kanë frikë nga zëri juaj, i hoqën dritat se nuk duan të dëgjojnë zërin tuaj, tremben nga zëri juaj dhe nga ajo që kanë shqiptarët për ti thënë. Sot dua të ndalem në gjëmën e rëndë që ka pasuar zullumet e tjera të Edi Ramës, të drogës me avion që nuk hipën më as në mushka, as në makina, as gomone, por ka kapur qiellin e Shqipërisë dhe për këtë ju deshën 9 muaj të qeverisë së tij. Shqiptarët ndihen të sfiduar, të tallur dhe kërcënuar në sfidën e përditshme të sigurimin të bukës së gojës me djerësën e tyre nga tallja dhe rreziku i atyrë që duan ta shndërrojnë këtë vend në prona të drogës.Kërcëmimi është edhe më i rëndë, sepse karteli i drogës, bosët dhe baronët e drogës janë ata që që para zgjedhjeve të kaluara bënë planin e tyre ogurzi dhe sot e kanë vënë në lëvizje. Plani i tyre është të blejnë zgjedhje pas zgjedhjesh, të blejë pushtetin, të blejë ajrin, tokën, ujin, liritë e shqiptarëve, demokracinë, gjithçka të mirë që kemi në këtë vend. Plani i tyre ogurzi është të rrënjosin dhe konsolidojnë përmes përfshirjes,mashtrimit dhe shurdhërisë së atyre që janë brenda oligarkinë e drogës në vend të lirisë dhe demokracisë.Populli sovran do çojë në shtëpi përgjegjësin e trafikut të drogësPor nuk do mundin sepse shqiptarët janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë. Një përgjegjës ka këtu, populli e di që ky është Edi Rama, i cili ka dy muaj që gënjen dhe mashtron shqiptarët për të fshehur të vërtetën tronditëse të narkotrafikut me avionë. Populli nuk ka mundësitë dhe instrumentat për të kontrolluar trafikun e drogës, qytetarët e kanë parë, qytetarët e kanë denoncuar, qytetarët kurajozë kanë folur dhe kur janë kërcënuar, gazetarët dhe mediat po kështu dhe shumë e shumë punonjës të ndershëm të shtetit që kanë bërë detyrën e tyre para shoqërisë dhe vendit. Populli ka një tjetër mundësi, kanë një tjetër instrument që njeriun përgjegjës për këtë situatë ta çojë në shtëpi, bashkë me të dhe kartelin e drogës.Rama u tall me shqiptarët, avionët e opozitës iu duken mushkonjaQë kur ky çast fatkeq në historinë e kësaj toke dhe këtyre njerëzve trokiti, që kur u dhanë akuzat e para për trafik droge përmes ajrit Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse është munduar ta fshehë, justifikojë, të fshehë krimin që në doktrinën politike është më e rëndë se vetë krimi. A nuk ishte ky që u tall dhe u përqesh me denoncimet e opozitës dhe ju tha keni parë mushkonja. A nuk ishte ky që shpërndau Ministrat e tij bashkëfajtor për të bindur shqiptarët se kishin parë ëndrra. A nuk ishte ky që mbrëmë darkonte me dhjetra gazetarë të BE në Rogner që nuk gjeti një fjalë të vetme për të thënë për gazetarin shqiptar që u kërcënua me kokën e dhisë së prerë në pragun e derës, a nuk ishte ky që i vuri kazmën policisë së shtetit duke shkarkuar dhe përdhunshëm dhe paligjshmërisht, dhjetra dhe qindra oficerë policie. Në urdhërat e këtij, drejtorë të rëndëishëm të administratës u larguan dhe u zëvendësuan me persona të dënuar për trafik droge. Ky ishte dhe ky është, çfarë do bëjmë ne para kësaj. Jemi përballur me këtë për të mbrojtur Kushtetutën, për mashtrimet dhe dështimet që në 8 muaj ja kanë dalë të nxjerrin më shumë njerëz nga puna se në 10 vitet e fundit të marra sëbashku.PD jo më opozitë, shumica absolute e shqiptarëveSot jemi kthyer për tu përballur dhe njëherë, por tani nuk jemi vetëm opozita, ne jemi shumica absolute e shqiptarëve. Kemi detyrën e shenjtë, misionin e madh por dhe të drejtën ti themi Edi Ramës dorëhiqu dhe ik. Shqiptarët s’mund të pranojnë të qeverisen nga një njeri i kapur fund e krye nga karteli i drogës, nuk ja kanë borxh të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre njeriut që i ka borxh kartelit të drogës. Shqiptarët janë të vendosur për këtë përballje, sado të mbyllin sytë dhe veshët, zërin e shqipatrëve nuk e mbysin dot.Rezistenca  e opozitës fitoi betejën me ParlamentinA do pranojmë ne këtë qeveri që ka një javë hallin sesi ti ikë përgjegjësisë, sesi të fshehë të vërtetën. E nisim këtë betejë sot për ta vazhduar çdo ditë, javë dhe muaj deri sa Rama të mbajë përgjegjësinë dhe të largohet. I ka bërë llogaritë gabim. Jo vetëm pa opozitën, jo vetëm pa demokratët, por i ka bërë llogaritë pa shqiptarët. Llogaritë e tij po bien dhe do bien përtokë, e vërteta po ngrihet dhe do ngrihet çdo ditë. Sot u munduan të mbysin zërin e opozitës dhe të shmangin një seancë të jashtëzakonshme për përgjegjësitë e Edi Ramës për trafikun e drogës. Për dy orë e gjysëm me radhë u munduan t’ia mohojnë opozitës këtë të drejtë, por sot pas dy orë e gjysëm betejë në parlament dhe 2 orë e gjysëm jashtë parlamentit janë dorëzuar. 5 minuta më parë nën presionin e zërit të qytetarëve të lirë parlamenti nisi debatin e kërkuar nga opozita.Misioni ynë Shqipëria europiane, të largojmë Eskobar RamënDebati ynë në parlament, debati ynë jashtë po u zbulon dhe do zbulojë të vërtetën tronditëse me symbyllje dhe syshkelje të Edi Ramës. E vërteta nuk mund të mbulohet përgjithmonë. E drejta vonon por nuk harron, Zoti ekziston edhe pse jobesimtarët nuk e pranojnë. Të gjithë sëbashku jemi besëlidhur për të qenë deri në fund garant të së vërtetës. Ashtu si sot detyruam parlamentin shqiptar të ulet dhe diskutojë për trafikun e drogës dhe përgjegjesitë e Edi Ramës, ashtu nesër, pasnesër, ditët dhe javët e ardhshme me gjithë këta shqiptarë dhe me qindra të tjerë do ta përballim Edi Ramën me të vërtetën deri sa të largohet. Ky është misioni ynë, hall i çdo shqiptari, është e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Hall i i Eskobar Ramës është jo vetëm ti fshihet të vërtetës, por të vazhdojë avazin e vjetër.A do ta lëmë ? JoA do ta lejojmë? JoA do ta shporrim? PoFitore!Ora 12: 50 Deputeti i PD-se Aldo Bumçi: Shqipëria duhet të shpëtojë nga Rama"Edi Rama fshehu se kishte trafik sepse mbështet narkotrafikun. Është vetëm një rezultat që rilindja mund të krenohet në këta muaj ka vetëm një rezultat, ka më pak punë se më parë, shqiptarët konsumojnë më pak, ka më pas shpresë, ka më pak investime. Po ka vetëm një fushë ku rilindja është e sukseshme , është narkotrafiku që është rritur në mënyrë të frikshme, ka vetëm një fushë ku prokurorët italianë flasin për autostradën e drogës në Otranto, ku autoritetet greke flasin për vetëm 3 muaj mbi 13 ton hashash të kapur në kufirin grek. Kurrë Europa nuk do të kishte liberalizuar vizat nëse ne do të kishim qenë në këtë gjendje. Sot të gjithë janë tronditur për shkak të sjelljes së papërgjeshme të Kryeministrit, për shkak se ai ëshsë përgjegjës për narkotrafikun ,kartelin e drogës që sot kontrollon Shqipërinë. Prandaj ne kërkojmë largimine tij.Ne s’do kërkonim largimin e tij nëse ai pas tre ditë shoping që bëri në Europë të kërkonte ndjesë, të nxirrte përgjegjësitë se pse nuk mori asnjë masë. Pasi gjithë e panë të vërtetën ai prapë e mohoi, tha ky është film i sajuar nga opozita, ashtu tha dhe për tritolin, është opozita që e vendos. Një deklaratë e çmendur. Tha dhe narkotrafikun e bëri opozita. Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës, ne jemi opozita e vendit, ne nuk kemi asnjë legjitimitet nëse qëndron në ato karrige, në atë sallë pa ngritur këtë kërkesë, ne do ta bëjmë deri sa ta arrijmë. Shqipëria duhet të shpëtojë nga ky person, na ringjalli Enver Hoxhën". Ora 12: 30 Arben Ristani: Bandat që ne arrestuam, këta i pajisën me licensa tregëtare“Do qëndrojmë këtu deri sa Ediskobari të largohet. Nuke meriton Shqipëria të turpërohet kështu para Europës. Po sulmojmë me lumenj droge kufinjtë e Europës, po akuzohemi se Otranton po e kthejmë në autostradë të drogës, fqinjët tanë po nxjerrin ushtrinë për tu ruajtur nga droga që po i sulmon ata. Nuk e meritojmë të turpërohemi kështu.PD kur erdhi në pushtet arrestoi mbi 10 banda, ndërsa këta të 10 bandat i kanë pajisur me licensa tregëtare. Kjo është qeveri e krimit, e lidhur me krimin dhe punon për krimin, ne jemi këtu bashkë që të mos e lejojmë. Vetëm duke mbushur sheshet, duke bërë flakë parlamentin mund ti largojmë dhe ti mbajmë të shtrënguar që të mos e kthejnë Shqipërinë në vend të drogës. Eskobari ynë duhet të largohet”.Ora 12: 01 Noka: Kjo qeveri e rrëzuar Deputeti i PD-së Flamur Noka  para protestuesve: “Shqiparët  kanë kaluar histori të vështira, por gjithmonë kanë ditur t'ia dalin. Kjo qeveri nuk pranohet, kjo qeveri është e rrëzuar, kjo qeveri ra bashkë me avinion e drogës. Atamund të rrinë në qeveri, por nuk janë më përfaqësia e shqiptarëve. Ata mund të rrinë të ngohin ato karrige për të bërë përsëri drogë, trafik, për të fituar dhe vjedhur shqiptarët. “Ora 12: 00 Për një momenti ikin dritat. Basha: Nuk presin dot fjalën e lirëKryetari i PD-së i cili doli nga selia e PD- së për t'iu bashkuar protestës i tha gazetares së Ora News Manjola Hasa " Dritat i kanë hequr por s'e presin dot fjalën popullit"Ora 11: 50  PD, Mesila Doda para protestuesve: Rama fajtor zëvendësoi shtetin e ligjit me krimin  "Fitoren e parë e arritëm shtynë seancën. Kjo nuk është fitorja jonë por e juaja. E duam Shqipërinë si Europa. Rama ësht fajtor se zëvendësoi shtetin e ligjit me shtetin e krimit. Po ndërpret rrugën tonë drejt Europës. Stop shtetit kriminal. Të gjithë të rezistojmë derisa kjo qeveri të na japë dorëheqjen. I kërkoj ish të përndjekurve, ish pronarëve dhe studentëve të Dhjetorit të na bashkohen.Tani ne do të rifutemi në seacën e parlamentit dhe nuk do dalim prej atje deri ta çojmë zërin tuaj", tha ajo.Kordinator i PD për Devollin, Kreshnik Çollaku: Kjo ëhstë beteja e shqiptarëve kundër mafias"Kauza jonë e thjeshtë është një, duam një vend demokratik, një Shqipëri drejt Europës, nuk duam të na ndërtohet një Kolumbi mes Ballkanit. Çdo shqiptar që ka parë këto ditë ngjarjet ka arsye të besojë dhe dyshojë fort se Ministri i Brendshëm, kryeministri shqiptar, janë të implikuar në skandalin më të madh në Ballkan dhe Europë, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kemi vetëm dy rrugë, o të detyrojmë këta mafiozë të largohen, ose ky vend nuk është më i jetueshëm. Unë shpresoj shumë që Edi Rama dhe Saimir Tahiri po na ndjekin, se dinë të kuptojnë mesazhin e forcën e qytetarëve, kjo është një pikë nga ku nuk do tërhiqemi më. Shqipëria ka dy rrugë, ose drejt Europës, ose drejt Kolumbisë. Edi Rama do të ikë ose sot me çmim të lirë, ose nesër me çmim të shpejtë. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë fort, të flisni me njërëzit, nuk është vetëm një betejë e mbështetësve tanë. Kjo është betejë e shqiptarëve kundër mafias dhe krimit të organizuar. Ne do ta fitojmë këtë betejë. Rama tërhiqu shpejt. Nesër do jetë shumë vonë për ty dhe grupin që të mbështesin".Rreth orës 11: 50 deputetë të PD-së i janë bashkuar protestuesve dhe i bëjnë thirrje të mos heqin dorë nga protesta deri në dorëheqjen e Ramës. Ora 11:00 Deputetët e PD: Rama-Meta po shtyjnë qëllimisht seancën, kanë frikëVonesa për nisjen e seancës plenare, ka irrituar deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend. Një grup i tyre u ngjit në podiumin e ngritur para parlamentit, ku zakuan dyshen Rama-Meta se po e bëjnë qëllimisht, pasi kanë frikë nga protestat.“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë frikë të nisin seancën plenare, kanë frikë prej jush, kanë një orë që nuk nisin seancën, nuk duan të përballen me protestën. Rama ik! Rama ik!” tha Aldo Bumçi.“Kemi dalë këtu, për ‘tju treguar se ne atje jemi zëdhënësit tuaj. Jemi këtu për të t’ju garantuar, për të ngritur zërin në emër tuaj, nuk pranojmë të qeverisemi nga një qeveri narkotrafikantësh. Ky është vetëm fillimi, fitoren e parë e korrëm, ata nuk i shpëtojnë dot së vërtetës. Minutat që po fitojnë ndërkohë, janë minutat e fundit të tyre” u tha protestuesve , Genti Strazimiri.Forca te shumta policie brenda rrethimit të xhamisëNë orë 10:49 Gazetari i Ora News Xhevahir Zhabina informon se policia e Tiranës është në gadishmëri. Një pjesë është vendosur brenda rrethimit me llamarina që i është bërë truallit të xhamisë. Një kordon të policëve, kryesisht police femra rreth e qark Parlamentit.Kjo është protesta e parë e një serie që sipas selisë blu do të jetë e gjatë, do të zhvillohet para parlamentit në kohën kur në sallën e Kuvendit do të mbahet seanca e radhës.Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë tashmë ka filluar mbledhja e mbështetësve të Partisë Demokratike para selisë bluPrej orës  09: 23 policia ka "rrethuar" Parlamentin. Përmes një shiriti dhe policët që janë bërë si kordon ndodhen përgjatë Parlamentit,  ndërsa përballë godinës vazhdojnë përgatitjet për të ngritur podiumin ku eksponentët e lartë të PD-së do të mbajnë fjalim.Policia merr masa: Bllokohet 2 orë qarkullimi 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar planin e Masave për sigurimin e rendit e qetësisë dhe zhvillimin normal të protestës së organizuar sot nga Partia Demokratike.

Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, do të bllokohen për 2 orë rrugët që të çojnë tek selia e Kuvendit, vendi ku edhe do të mbahet protesta e opozitës, e parashikuar të nisë në orën 10:00.

Kuvendi nuk parashikon debat për drogën, Islami: TurpPas refuzimit të kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për çështjen e trafikut të drogës të martën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme debat per trafikun e droges.Deputeti demokrat, Kastriot Islami, përmes një statusi në facebook e cilëson këtë fakt një turp. Sipas tij nëse opozita kuvendore bllokohet, pengohet e shtypet ne proteste , rruga e vetme mbetet revolucioni.“ Shikoni rendin e dites se kuvendit sot... Turp...nuk parashikon debat per trafikun e droges....Opozita kerkoi per te marten mbledhje urgjente te kuvendit, ju refuzua... Opozita kerkoi qe sot te zhvillohet seance mocioni me debat per trafikun e droges...ju refuzua...Opozita ne kuvend dhe ne proteste do te perpiqen ta zhvillojne kete debat per skandalin e madh te trafikut te droges me avion dhe perdorim te objekteve ushtarake e institucioneve civile te shtetit...Nese opozita kuvendore bllokohet, dhe ....Nese opozita ne proteste pengohet e shtypet.......Mbetet vetem rruga qe me shqetesim ngre Joseph Daul: "...Atje do te kete revolucion, shpresoj jo lufte...Shpresoj te mos arrihet deri aty..."Largimi i Rames eshte zgjidhja e vetme per te mos arritur deri ne veprimin ekstrem qe Joseph Daul ngre me shqetesim....Ejani masivisht ne proteste, ne oren 10 te Parlamenti....” shkruan Islami.Rendi i ditës në seancën e sotme parlamentare1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 08.05.2014.2. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar".3. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar"".4. Projektrezolutë "Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013".5. Projektvendim "Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive"6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.- Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.