Shtëpia e "At Daniel Dajani", banesa e shenjtorit Monument Kulture

Lezhë - Kulla e “At Daniel Dajanit” në qendër të fshatit Blinisht në Lezhë do të kthehet shumë shpejt në epiqendër të peligrinazhit kulturor dhe fetar. Në këtë kullë ka lindur  kleriku katolik që u ekzekutua së bashku me të tjerë martirë të fesë.Dom Enzo Zago, meshtar i Blinishtit, thotë se kjo shtëpi do të tërheqë shumë vizitorë pasi shumë shpejt "At Daniel Dajani" së bashku me 40 martirë të tjerë do të shpallen shenjtor nga VatikaniVlera kulturore dhe historike e bëjnë këtë shtëpi të rëndësishme, për të cilën hapi i parë është kthimi i saj në monument kulture dhe më pas kërkimi i fondeve për mirëmbajtjen e saj.Ky është dhe qëllimi i Drejtorit të Munumenteve në Lezhë, Paulin Zefi.Kjo shtëpi karakteristike dhe me vlera të veçanta i është dhuruar kishës nga pronarët e saj, ndërsa kjo e fundit po tenton ridimensionimin për ta kthyer në të vizitueshme./nzh/oranews online/