Policia merr masa për protestën e opozitës

Tiranë- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar planin e Masave për sigurimin e rendit e qetësisë dhe zhvillimin normal të protestës së organizuar sot nga Partia Demokratike.Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë.Sipas njoftimit të policisë, do të bllokohen për 2 orë rrugët që të çojnë tek selia e Kuvendit, vendi ku edhe do të mbahet protesta e opozitës, e parashikuar të nisë në orën 10:00.