Fototeka Marubi në rrjetin e trashëgimisë kulturore të Adriatikut
Shkodër - Pas shpalljes fituese të studios hollandeze "Casanova+Hernandez", Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur konsultimet me grupet e interesit për zbatimin e projektit të "Restaurimit dhe Muzealizimit të Fototekës Kombëtare Marubi" në Shkodër.Arkitektë dhe specialistë të fushës ishin pjesë e këtij takimi, ku përveç drejtuesve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit i pranishëm ishte edhe arkitekti i studios fituese, i cili bëri një prezantim të detajuar të projekt-idesë, si dhe versionit përfundimtar.Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal pranë FSHZH-së, theksoi se objekti i këtij projekti do të jetë përmirësimi dhe modernizimi i Fototekës “Marubi” dhe futja e saj në një rrjet të përbashkët me trashëgimi të tjera kulturore të rajonit të Adriatikut.Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar zbatimin e projektit "Menaxhimi i Turizmit të qëndrueshëm të Trashëgimisë së Adriatikut - HERA". Ky projekt financohet nga fondet e BE-se në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik./nzh/oranews online/