PD në shesh për të rrëzuar Ramën, Bregu zbardh detajet e protestës

Pas kërkesave nga foltoret politike, Partia Demokratike zbret nesër në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.Protesta e parë e një serie që sipas selisë blu do të jetë e gjatë, do të zhvillohet para parlamentit në kohën kur në sallën e Kuvendit do të mbahet seanca e radhës. Vetëm pak orë para protestës, deputetja majlinda bregu zbardhi disa detaje në Ora News.“Ne do të jemi në seancën parlamentare. Qytetarët do të jenë nesër përballë godinës së parlamentit në orën 10 dhe ju siguroj që do të jetë një numër dhe më i madh se asaj që keni parë në mitingun e 20 shkurtit por do të jetë fillimi i një masiviteti të protestave të opozitës.”- tha Bregu.Ndërkaq, Ora News ka mësuar se para parlamentit ku do të grumbullohen protestuesit do të ngrihet një podium, ku veç kryetarit Basha apo eksponentëve të tjerë të lartë të Partisë Demokratike do të flasin edhe qytetarët.Kohëzgjatja e protestës nuk është e përcaktuar, pasi gjithçka do të harmonizohet edhe me debatin politik në sallën e Kuvendit.(Video: Ja intervista e plotë në Ora News)