Eksperti i Aviacionit: Deklaratat e Didit pavend. Itinerari të shpjegohej nga ATA
Tiranë- Dy të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge në rrugë ajrore, Giorgio Riformato dhe emigranti shqiptar Sajmir Bajrami nuk mund të kenë zgjedhur pistën e Divjakës për këtë veprimtari kriminale pa asistencë nga eksertë të fushës.Në këtë përfundim arrijnë studiuesi Fabian Zhilla dhe ish- shefi i sektorit te operacioneve ajrore te aviacionit civil, Dritan Goxhaj. Emisioni Tonight Ilva Tare, i zhvendosur në vendin ku u rrrëzua avioni, analizoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.Për Dritan Goxhaj, piloti italian ka bërë ulje normale në Divjakë, ndërsa shton se do të jenë hetimet ato që do të nxjerrin nëse ka avoni ka pësuar defeft teknik, siç pretendon në dëshminë e tij Riformatto.Studiuesi Zhilla duke e krahasuar të gjithë skenën me kartelet e drogës meksikane, tha se rasti është shumë serioz dhe si i tillë duhet të marrë vëmendjen maksimale nga instancat shtetërore.Sipas tij është momenti për një studim të specializuar mbi format dhe metodat që krimi i organizuar po përdor një Shqipëri, që në bindjen e tij ka marrë rol drejtues.Në këtë konstekst, ideja e ngritjes së byrosë nga kryeministri Rama, për Zhillën duhet të marrë formë një orë e më parë.Nga ana tjetër Goxhaj foli dhe për tezën e ngritur së fundmi se NATO monitoron hapësirën ajrore shqiptare. Ish-shef i sektorit te operacioneve ajrore te aviacionit civil deklaroi se kjo ndodh vetëm me kërkesë të vendit tonë, e që siaps tij deri më sot nuk kemi pasur ansjë rast.Më poshtë analiza dhe komentet e dy të ftuarve të “Tonight”Avioni ka bërë ulje normaleGoxhaj:Duke pas parasysh, avioni ka ardhur në këtë drejtim, nga drejtimi i detit, i është afruar pishave atje dhe mjafton ta shohësh, kjo në kohë të thatë ngjan si pistë dhe ka bërë uljen nga drejtimi andej, paralel me detin. Fakti se avioni ka ngecur këtu ka qenë ose për të ndaluar për të marrë një kthesë, ose diçka tjetër e pashpjegueshme pasi nuk ka arsye pse të kthesh avionin me turinj andej nga ana e pyllit. Në kushte optimale avioni ka bërë një ulje të llogjikshme normale. Pavrësisht cdo lloj emergjence që mund të ketë avioni ka bërë ulje normale sepse rrotat i ka hapur, pavarësisht se piloti ka deklaruar se e bërë uljen pasi kishte një defekt teknik. Uljen e ka bërë normalisht tani mbetet të shihet se çfarë është problemi teknik që ka detyruar pilotin të ulet në Divjakë.Rasti serioz, i ngjashëm me kartelet meksikane të drogësZhilla: Kam parë skena të tilla vetëm në raportet e policisë amerikane, të DEA-s në luftën kundër krimit të organizuar, e karteleve meksikane. Do të thosha që atje deri diku është një rast i njohur që prej viteve ‘80-’84. Është një rast shumë serioz, kjo lloj skene i takon vetëm karteleve meksikane të drogës.Ngjarja jo vetëm shqiptare, avioni drejtohej nga shtetas italianZhilla:Si studiues do të thosha që është një fenomen që njihet nga strukturat dhe agjencitë ligjzbatuese, ky avion ishte destinuar të zbriste në Itali, nuk ishte vetëm një fenomen shqiptar. Avioni drejtohej nga një shtetas italian, pra drejtohej nga një vend i komunitetit europian dhe do zbriste në një vend të komunitetit europian. Pra kjo ngjarje nuk mund ti përkasë vetëm Shqipërisë apo vetëm shqiptarëve. Edhe shqiptari që akuzohet se është organizatori, apo që ka urdhëruar trafikun e drogës është një person që banonte për një kohë të gjatë në Itali. Për t’iu shmangur steriotipizimeve të Shqipërisë si një vend që i ngjan Venezuelës, duhen bërë këto asocacione dhe në këtë pikëpamje duhet të jemi shumë të kujdesshëm, do u them vetëm një shifër 60% e trafikut të kokainës që bëhet nga Meksika në Amerikë kryhet në SHBA, vend i cili është ndër më të konsoliduarit në luftën kundër trafikut të narkotikëve kryehet përmes avionëve të kësaj natyre. Edhe në rastin konkret ne nuk e dimë nëse ka qenë vetëm kanabisi që synonte të trafikohej apo jo. Nuk dimë nëse ato para ishin për tu paguar, apo për tu transferuar, jemi në fazat e hetimit.Kapaciteti i avionit 700 kg, nuk ka kosto të madhe financiareGoxhaj:Ky avion ka kapacitete të mbajë 700 kg peshë, vetë ai peshon 600 e disa kg dhe ka kapacitete që të ngrejë edhe 700 kg peshë mbi peshën e vetë, në total ai mund të shkojë deri tek 1600 kg që të fluturojë. Nuk ka kosto të madhe financiare, në Rinas është vetëm një kontraktor që shet karburante avionësh, nuk harxhon një shumë të madhe.Vlera në treg e drogës së sekuestruar 600-700 mijë euroZhilla: Si vlerë nëse ka pasur vetëm kanabis, është diku tek 600-700 mijë euro.Komiteti duhet të hetonte nëse rasti në Divjakë është i izoluarGoxhaj:Është një institucion që e kontrollon këtë dhe është një komunitet. Komunitetit i Sigurisë Ajrore Kombëtare dhe udhëhiqet nga drejtori i Autoritetet të Aviacionit Civil. Në komitet bëjnë pjesë Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, komandanti i forcave ajrore, doganat, Rinasi, drejtoria e Rinasit dhe drejtuesit e kërkim shpëtimit. Në një rast të tillë që përmendet se është cënuar hapësira ajrore e Shqipërisë, qoftë edhe e hamendësuar i përket këtij komuniteti të mblidhet dhe të kontrollojë të dhënat. Duhet të ishte mbledhur dhe të dilte në një deklaratë. Duke pas parasysh se çdo lëvizje mbetet në radar ka akoma kohë që mund të bëhet. Janë dy radarë që ka ushtria që janë radarët primarë dhe një radar sekondar që ka drejtoria e trafikut ajror në Rinas, Albcontrol. Radarët primarë kapin objektet fluturuese në ajër, identifikojnë vetëm si objekt metalik, identifikojnë shpejtësinë, lartësinë , drejtimin e objektit dhe kordinatën. Ndërsa radari sekondar identifikon edhe tipin e avionit dhe numrin e fluturimit që ai avion.Hapësira ajrore shqiptare nuk kontrollohet nga NATOGoxhaj:Hapësira ajrore shqiptare nuk kontrollohet nga vendet e NATO-s, mbrohet. Lajmërohet komanda e forcave ajrore, dhe ai u jep urdhër oficerëve të tij dhe lajmëron dy bazat ushtarake, një në Greqi dhe tjetra në Itali, nga ku mund të ngrihen avionët, cila prej tyre e ka më afër. I kërkojmë ne vetë ndihmë, që ata të ngrejnë avionët në ajër. Deri më sot nuk kemi pasur probleme.Radarët funksionalëGoxhaj: Duhet të kishte funksionuar gjithë sistemi. Ose nuk ka pasur raste të tilla, ose sistemi nuk ka funksionuar. Normalisht radarët duhet të punojnë.Krim i sofistikuar, kërkon metoda të specilializuara për ta luftuarZhilla:Kjo ngjarje ka krijuar dhe turizmin, çdo e keqe e ka dhe një të mirë, ka krijuar dhe humor por që gjithmonë mbetet i zi. Pyetja është si ka mundësi që krimi i organizuar ka shfrytëzuar këtë lloj boshllëku ose ka gjetur të papergatiturr institucionet shqiptare. Është një krim i sofistikuar, e njeh atë që bën, që mua më jep indikacionin që ka një asistencë të specializuar fakti që zgjedhin Divjakën nga ekspertë që njohin fushën. Në luftën kundër krimit metodat që duhet të ndiqen në tashmë duhet të jenë metoda të specializuara. Ideja e ngritjes së Byrosë e hedhur nga Kryeministri Rama duhet patjetër të marrë formë, e cila nuk do jetë retorikë politikë por të përfshijë ekspertë të fushave të kësaj natyre. Ka shembuj të varianteve të ndryshme, do ketë një status të vecantë, duhet gjetur forma ligjore dhe duhet para nëse ka kontradita me policinë dhe Prokurorinë. Nëse do ketë sekuestrime, goditje të krimit të organizuar një përqindje i kalon në infrastrukturë, në paga punonjësve për të ndihmuar forcimin e kësaj strukture.Krimi në Shqipëri ka marrë rol drejtuesZhilla: Është shumë me rëndësi që të bëhet një studim i specializuar mbi format dhe metodat që krimi i organizuar po përdor një Shqipëri. Po shikojmë që Shqipëria po përdoret për vend tranzit, krimi i organizuar shqiptar ka lidhje ndërkombëtare, shohim tani që ka marrë role drejtuese. Deri dje krimi shqiptar kishte role dytësore, sot organizon, drejton, rekruton shtetas të komunitetit europian.Trafikantët nuk kanë zgjedhur Divjakën rastësishtGoxhaj:Këta nuk kanë ardhur këtu pa ekspertë të fushës. Ekspertët e fushës në Shqipëri i përkasin vetëm ushtrise. Në këto 20 vitet e fundit ka treguar se ekpertë nga ushtria nuk i janë bashkangjitur krimit të organizuar në Shqipëri. Ajo mbetet pjesa më e pastër në ideale.