Raportojnë kompanitë celulare, Autoriteti i Konkurencës: Tregu i rregulluar
Tiranë- Opozita bojkotoi të gjithë komisionet parlamentare, përveç Komisionit të Veprimtarive Prodhuese ku ishin thirrur për raportim 4 kompanitë celulare në vend.Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Dietlof Mare, u shpreh se në Shqipëri duhet të të krijohet stabilitet për investimet e huaja.“Ne jemi të sigurt që do të shtojmë investimet në Shqipëri.Ajë që është e rëndësishme për momentin është krijimi i stabilitetit për investimet e huaja,të ofrohet transparenca si dhe shteti ligjor. Kuadri ligjor është i mirë dhe në përputhje me atë të BE-së, por duhet ende punë që të zbatohet me përpikmëri.Gjithsesi ekzistenca e legjislacionit na ka mundësuar që të jemi më të qetë në punën e përditshme”tha ai.Kryetarja e Autoritet të Konkurencës, Lindita Lati, bëri të ditur se në tregu i telefonisë celulare ka konkurencë.“Bëhet fjalë për një treg të rregulluar, bëhet fjalë për një treg të rindërhyrë, bëhet fjalë për një treg ku ne vërtetuam dhe shohim në mënyrë shumë transparente se është ndërhyrja afatagjatë ajo që nuk duhet të lejojë pikërisht atë mbylljen e tregut, por konsumatori ka përfituar” tha ajo.Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pas seancës dëgjimore do të miratojë një resolute, e cila synon të përmirësojë funksionimin e tregut të telefonisë celulare në vend.