Vlora turistike pa infrastrukturë rrugore, investimet shkojnë dëm
Vlorë - Nuk kanë shërbyer për asgjë 119 milionë lekë të investuara për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit të Vjetër në Vlorë.Pamjet flasin qartë mbi mënyrën e punimeve në të cilën është kryer ky rikonstruksion, në vitin 2011 i cili ka rënduar mbi taksapaguesit vlonjatë.Të kryera pa cilësi e standarte punimet në këtë segment rrugor kanë bërë që banorët e zonës por edhe pushuesit të cilët frekuentojnë Plazhin e vjetër, Zvërnecin e Nartën të përballen me infrastrukturë të mjerueshme, e cila natyrisht i largon ata nga këto destinacione.Nëse i referohemi buxhetit të këtij viti, vetëm 1 % e tij do të shkoj për investime, çka nuk do të mjaftonte as për ndërhyrje sipërfaqësore e jo më për mirëmbajtje apo investime në tërë qytetin.Në Vlorën turistike, infrastruktura ngelet sërish problem, investimet mbeten në udhëkryq, ndërsa banorët që shumica e tyre presin sezonin veror për të siguruar disa të ardhura më tepër, shprehin shqetësimin e tyre.Rruga e Plazhit të Vjetër është një ndër dhjetra rrugët e këtij qyteti, të cilat mund të konsiderohen mjerane. Në të tillë gjendje janë edhe disa prej segmenteve më kryesore, si rruga e spitalit, ajo e bashkisë, rruga në hyrje të Vlorës, ajo e Shkollës Tregëtare, ndërsa akoma më keq janë rrugët rrurale apo ato të brendshme në lagjet e qytetit të Vlorës./nzh/oranews online/