Bregu: Rama të marrë përgjegjësitë, ose të ikë
Tiranë-"Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë, ose të ikë". Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu nje ditë para protestës së opozitës.E ftuar në studion e emisionit, "Ora e intervistës", pas vizitës në Bruksel për Këshillin e Stabilizimit ish-Ministrja e Integrimit thotë se vendi është në rrezik dhe statusi shumë i domosdoshëm.E pyetur nga gazetari Drini Zeqo, për informacionet që kanë ndërkombëtarët për avionët e drogës, ajo u shpreh: "Çështja e trafikut dhe Divjakës u ngrit nga unë, e verteta nuk ka pse tremb njeri".Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, se nëse qeveria do ishte e implikuar me drogën Europa do kishte folur, Bregu tha se duhet hequr dorë nga ideja se vetëm kur flasin ndërkombëtaret ka të vërtetë në mes."Pergjegjësinë për të qeverisur këtë vend e ka mazhoranca. Opozita nuk është më pak legjitime se partnerët ndërkombëtarë".Bregu ka theksuar se kjo është një periudhë delikate sepse në qershor pritet marrja e statusit kandidat."Për ne çështja e statusit është mbyllur që në tetor, ne i plotësuam kushtet, se vendet anëtare kërkuan t`i jepnin më shumë kohe kesaj qeverie per të kuptuar trendin e saj, nuk është faji jonë".