Sezoni turistik largon INUK nga bregdeti, aksionet në qytete të tjera

Me çeljen e sezonit turistik, ndërhyrjet në bregdet nga INUK, për shëmbjet e objekteve pa leje do të jenë më të pakta, për të mos shkaktuar situatë të papëlqyeshme për turistët.Ndërsa aksionet do të jenë më intensive për Tiranën dhe qytetet e tjera jo bregdetare. Në Tiranë në rrugën "Myslym Shyri" INUK ndërhyri për të shembur një lokal.Shembja e këtyre objekteve apo shtesave të tjera pa leje do të vazhdojnë në këtë segment, inspektorë të INUK në terren thonë së kjo rrugicë do të kthehet në lulishte si hapësirë publike që është.  Kjo ndërhyrje u bë në rrugën "Myslym Shyri", ndërsa aksionet në tërësi do të shtrihen në të gjithë qytetin.