Braho tek “Ligjet”: Të nisin procedurat për shkarkimin e Nishanit

Tirane-Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej dekreti i Presidentit për anëtarin e Gjykatës së Lartë, mori një rrjedhë të papritur kur deputeti i LSI, Spartak Braho, ftoi maxhorancën të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.Sipas Brahos, Nishani nuk po vepron me përgjegjshmëri dhe ka krijuar një handikap në Gjykatën e Lartë.Braho tha se Presidenti nuk e njeh praktikën e punës dhe nuk është përgjegjësi e Kuvendit t’ia mësojë."Ky dekret shkel rëndë veprimet interpretuese të Gjykatës Kushtetuese, në këto kushte unë gjykoj se ndaj Presidentit të Republikës,duhet filluar proceduara e shkarkimit. Nuk ka rruge tjeter,ne s`kemi pse i bëjmë thirrje që ta riftojme që të respektoj misionin kushtetues. Ky President, jo vetëm këto dy here, por sa të jetë gjallë atje, do vazhdojë të na sjelle këto lloj dekretesh të argumentuara në këtë mënyrë. Së dyti, ashtu siç shprehet edhe relacioni, te kandidati nuk shoh asnje lloj rrethane ligjore që nuk përmbush kriteret dhe kushtet për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.Ajo që mbizoteron tek relacioni është se difekti në argumentat në relacion për mosmiratimin e dekretit, janë vetëm ato parregullsi të Presidentit, i cili ndan pikëpamje tjeter për interpretimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligji, pasi ai nuk njeh as kritere shtese, as konkrete, as specifike.Ky President nuk njeh. Ne do vazhdojme te merremi me edukimin e Presidentit, ne nuk e edukojmë dot këtë President, ne duhet të fillojmë proceduarat e shkarkimit të tij. Së fundmi ,për shkak të veprimtarisë dhe papërgjegjshmërisë së tij, Gjykata e Larte dhe Kushtetuese ka hyrë në handikap.Ne kemi vende bosh,por kemi dhe gjygjtarë që iu ka mbaruar mandati dhe vazhdojnë gjykojnë, në kundershtim me ligjin. Ne duhet ti japim rrugëzgjidhj .Kjo është për të luajtur mendsh,ne jemi komisioni me i rendësishëm që ka parlamenti” tha Braho.Ndërkohë relatorja e dekretit për gjykatën e Lartë, Ermonela Felaj ,tha se Presidenti nuk ka respektuar as afatet ligjore, as kriteret, por as parlamentin në përzgjedhjen e anëtarit, Alaudin Malaj. Ajo kërkoi që dekreti të rrëzohet dhe Presidenti të përmirësojë procedurën për Malajn.“Të plotësohen kriteret objektive. Takimet e grupeve me presidentin nuk kanë qenë konsultuese. Shmangia bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sugjerojmë mosdhënien e pëlqimit për dekretin”.Të njëjtin qendrim shprehu edhe kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj.“ILDKP është në proces verifikimi. Presidenti nuk ka respektuar kriteret, ai ka injoruar Kuvendin. Procesi s’mund të bëhet me një aktor, ne nuk jemi noterë. Vende bosh dhe gjyqtarë që gjykojne pa mandate.Ti japim zgjidhje defekteve dhe parregullsive.Gjyqësori ka mungesë besueshmërie ndërkohë që KE nënvizon forcimin e së drejtës dhe të gjyqësorit”.Në fund komisioni, ku mungoi opozita, rrëzoi dekretin për Alaudin Malaj, ndërsa vetëm Spartak Braho abstenoi.