Reforma territoriale në Kukës, vendorët kërkojnë 3 njësi

Kukës - Takimi mbi reformën territoriale në Qarkun e Kukësit është shoqëruar me propozimin që ky qark të ketë 3 njësi vendore, përkatësisht në Has, Tropojë dhe Kukës. Sipas drejtuesve vendorë, që në fakt ishin ata që hodhën këtë propozim, kjo do të sillte mjaft lehtësi për banorët.Gjatë takimit, prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici, tha se do të shikohen të gjitha variantet më të mira të mundshme në shërbim të komunitetit të kësaj zone.Qarku i Kukësit ka 60% të komunave që janë të varura tërësisht tek fondet e akorduara nga buxheti i shtetit, ndërkohë që administrata lokale në këtë qark kushton 2 herë më shumë se administratat e tjera në rang vendi.50% e njësive vendore nuk bëjnë asnjë investim. 98 % e njësive vendore marrin buxhetin nga qeveria, 71 % e tyre nuk mbledhin asnjë taskë vendore. Nëse do realizohet reforma e re teritoriale, do të kurseheshin 700 mijë dollare në një vit./nzh/oranews online/