Shumësportet protestojnë në Lezhë: Bashkia na diskriminon
Lezhë - Shumësportet në Lezhë i janë drejtuar protestës. Shkak për këtë është bërë mungesa e trajtimit nga ana e bashkisë. Me pankarta në duar, sportistët dhe trajnerët e tyre kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar vëmendjen që meritojnë.Sipas tyre nëpërmjet këtij veprimi, Bashkia e Lezhës po abandonon të rinjtë dhe po shuan shpresat e fëmijëve që të merren me sport. Trajnerët e boksit, karatesë, mundjes e xhudos, deklarojnë se prej shumë vitesh e kanë harruar mundin e kampionëve që kanë nderuar jo vetëm Lezhën por të gjithë Shqipërinë.Kërkojmë vetëm atë për të cilën kemi derdhur djersë dhe sporti lezhjanë të rritet ashtu siç ishte më parë. Kështu shprehen sportistët e këtij qyteti.Ata kanë qëndruar për disa orë para bashkisë duke protestuar, ndërsa kjo e fundit ka hezituar tju përgjigjet këtyre sportistëve duke mos ju dhënë asnjë përgjigje./nzh/oranews online/