Prodhimet bujqësore në Fushë-Kuqe rrezikohen nga përmbytjet
Në qoftë se kushtet atmosferike nuk do të ndryshojnë, prodhimi bujqësor në komunën Fushë-Kuqe të Kurbinit, me shume gjasa do të shkojë dëm.Shkak është përmbytja e tokës bujqësore, ku kanalet kullues të tyre kanë dalë jashtë funksionit, si pasojë e mospastrimit për vite me rradhë. Fermerët e zonës shprehen se që prej viteve 90’ asnjëherë nuk është kryer pastrimi i tyre, që natyrisht sjell bllokimin dhe vërshimin e ujit mbi prodhimet bujqësore, duke i dëmtuar ato.Kërkesat e shumta të tyre, asnjëherë nuk kanë patur reagim të instancave përgjegjëse.E ndërsa kjo është një nga të vetmet mundësi ku banorët e zonës nxjerrin të ardhura, Komuna e Fushë-Kuqes, por edhe bashkia e Mamurrasit që administrjnë këto toka bujqësore nuk po reagojnë.Në këto kushte, prodhimi jo vetëm që do të dëmtohet, por bashkë me të do të shkojë dëm edhe mundi, djersa dhe investimet që këta fermerë kanë kryer në këto toka./nzh/oranews online/