Korçë, Ushtria "betonizon" aerodromin e Lumalasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2014, 15:38
Nis betonizimi i aerodromit të Lumalasit. Në aerodromin përgjatë aksit Korçë- Pogradec nisi vendosja e blloqeve të betonit, në gjatësinë 3 km.Puna ka nisur prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme dhe shumë shpejt ky aerodrom do i ngjajë atij të Gjadrit në Lezhë.Nga fillimi i majit fusha e aviacionit të Lumalasit në Korçë, e cila është nën varësinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, po ruhet nga forcat e ushtrisë.Pavarësisht këtij fakti, në fushën e Lumalasit nuk ka informacione që të jetë ulur ndonjë avion dhe kjo gje konfirmohet edhe nga banorët e zonës. Ndërkohë patrullimi i ushtarëve do të jetë i përhershëm në këtë fushë aviacioni.