Mbi 238 të vdekur nga tragjedia në minierë, përleshje në Ankara

Ankara- Situatë e tensionuar në Turqi pas aksidentit tragjik në minierë ku humbën jetëm rreth 250 minatorë, ndërsa dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.Familjarët e minatorëve shprehën zëmerimin ndaj qeverisë së kryeministrit Erdogan, ndërsa rrethuan makinën e tij në kohën kur ai vizitoi vendin e tragjedisë.Protestuesit qëlluan me grushta dhe shqelma makinën e Kryeministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij, as konferencës për shtyp që Erdogan dha për aksidentin e rëndë.Turma u përlesh me policinë, e cila arrestoi disa prej protestuesve. Mediat shfaqën pamje të Kryeministrit mes përleshjeve, ku ai dukej i rrethuar nga truprojat e tij dhe më pas arriti të largohej duke u fshehur në një dyqan aty pranë.Ndërkohë protestues të zemëruar sulmuan edhe selinë e partisë së tij në pushtet. Protesta masive dhe të dhunshme u regjistruan edhe Ankara, ku policia përdori pompat e ujit dhe gazin lotësjellës për të shpërndarë një turmë prej 880 protestuesish që tentuan të hyjnë në Ministrinë e Energjisë.Protesta pati edhe në Stamboll jashtë selisë së kompanisë Soma, e cila ka në zotërim minierën e tragjedisë. Mediat kanë kritikuar ashpër kryeministrin Erdogan, i cili gjatë konferencës për shtyp, duke u përpjekur të mbrojë politikat e qeverisë, ju referua ngjarjeve të ngjashme në minierat e botës, duke përmendur edhe një aksident të shënuar në Britani në shekullin e 19-të.Ndërkohë në minierën e tragjedisë vijon puna e ekipeve të kërkimit, të cilët deri tani kanë nxjerrë në sipërfaqe 450 minatorë të mbijetuar, ndërsa të paktën 245 rezultojnë të vdekur.Ndërkohë prej orësh nuk po nxirren minatorë të gjallë nga thellësia 2 mije metra në një kohë që 100 prej tyre ende rezultojnë të zhdukur.Minierat e qymyrgurit përbëjnë industrinë kryesore në zonën e Somas dhe furnizojnë me qymyr hidrocentralet termale.Sipas analistëve, siguria në minierat e Turqisë është shumë herë më e lartë se në pjesën më të madhe të vendeve industriale.Aksidenti në Soma është më tragjiku që prej vitit 1992, kur 270 minatorë vdiqën pranë Zonguldak në Detin e Zi./bgj/sg/oranews online/