Avioni në Divjakë, Ja çfarë ndodhi më 10 maj, minutë pas minute

Tirane- Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Artan Didi, tregon minutë pas minute gjithë operacionin e bllokimit të avionit me të cilin dyshohet se ishte planifikuar transportimi i 460 kg lëndë narkotike drejt Italisë.Detajet e këtij operacioni, të cilin qeveria e quan një sukses të policisë, ndërsa opozita deklaron se është provë e akuzave të opozitës për trafik droge, u dhanë në Akademinë e Arteve ku mesditën e sotm (14 maj 2014) u zhvillua një takim i drejtuesve të policisë dhe i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.Ja çfarë ndodhi 8 maj 2014 Ora 10:16- Avioni i GRMP ulet në aeroport. Ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, qëllimi i fluturimit turistik10 maj 2014 Ora 13:26- Avioni i GRMP tip PA 32 niset nga aeroporti "Nënë Tereza" me destinacion Pescara në Itali.Ora 13:50- Avioni në kuotën e 757 metër lartësi vazhdon fluturimin normal drejt pikës Gokël. Në pikën Ditan avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i pikës ajrore pyet pilotin për arsyen e kthesës. Piloti kërkon fluturim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve trafiku ajror pranon kërkesën e pilotit.Ora 13:52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.Ora 13:52- Avioni zbret pa leje në kuotën e 212 metër lartësi, kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.Ora 13:56- Avioni ngrihet në lartësinë 364 metra, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë në radio.Ora 13:59- Avioni humbet kominikimin në radio, kontrollori i trafikut fillon ndjekin e procedurës së emergjencës.Ora 14:11- Shefi i komisariatit Lushnje, nënkomisar Mitri informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë. Ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilët urdhërojnë për fillimin e operacionit për gjetjen e e avionit.Ora 14:13-Efektivat e policisë Divjakë nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin, marrin detyrë për bllokimin e zonës.Ora 14:18- Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në Forcat e Armatosura.Nis koordinimi i të gjithë strukturave.Ora 14:20- Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin. 2 metra larg avionit teksa mbante në dorë 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar. U konstatua se piloti ishte Giorgio Riformato me nënshtetësi italiane.Ora 14:21- Qendra e Kontroll-Raportimit informon zv/komandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.Ora 14:23- Koordinatori ushtarak pranë Albacontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis-Greqi, Licola-Itali dhe Torrejon-Spanjë.Ora 14:33- Patrulla e dytë në aksin Divjakë-Plazh identifikon dy automjetet ë ndaluara buzë rrugës , të titpt Micubishi me targa AA794 HU që po ngarkohej me rimorkio të tërhequr me Land Rover me një rimorkio me targë AA 500 CX.  Një shtetas po largohej nga pylli me cantë të zezë. Policia bllokoi makinat të dyshuara me lëndë narkotike.Ora 14:35- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u nisën për në vendngjarje Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet I. Faskaj dhe Shefi i Sektorit të Narkotikëve S. Selfollari.Ora 14:50- U identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike.U la detyrë verifikimi i pronarit të mjetit ku u gjet lënda narkotike. Kontaktohet me palën italianë për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal.Ora 15:30- Shefi i Komisariatit të policisë Lushnje njofton Prokuroren e rrethit znj. Merita Selimi.Ora 15:35- Mbërrijnë në vendin e ngjarjes FNSH nga Tirana. Kufizohet zona e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fillon operacioni i kërkimit.Ora 16:04- Policia e Durrësit verifikon se pronari i makinës Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike ishte Julian Hoxha. Ai deklaroi se mjetin ia kishte dhënë në përdorim Sajmir Bajramit, 39 vjeç. Rezultoi se Bajrami kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë.Ora 16:22-Është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda.Ora 16:26- Nga komunikimi me palën italiane jepen të dhëna lidhur me shtetasin Giorgio Riformato dhe precedentët penale të tij.Ora 16:50- Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pjesën e pyllëzuar u gjetën 8 çanta, të cilat dyshoheshin si lëndë narkotike. Gjithashtu u gjetën 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Ato u sekuestruan si prova materiale.Ora 17:51- Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27.550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit."Operacioni i kërkimit përfundon me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Aktualisht vazhdojnë hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjithashtu nga specialistët tanë në bashkëpunim me disa specialist të huaj kemi përgatitur një material filmik, në lidhje me këtë ngjarje".Një ditë më parë përmes një fjalimi 30 minutash Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për ngjarjen e Divjakës. Rama tha se opozita kërkon të lidhë Shqipërinë me Kolumbinë e djeshme dhe për këtë meriton përbuzje.Kryeministri kërkoi të siguronte se ministri i Brendshëm Samir Tahiri ashtu edhe ministrja i Mbrojtjes Mimi Kodheli janë persona me integritet.(Video: Ja detajet e operacionit të Divjakës minutë pas minute)

Ngjarja në Divjakë PDF 

/sg/oranews online/