Strazimiri: Do të jemi njëkohësisht edhe në protestë edhe në Parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka deklaruar në Ora News me gazetarin Edvin Peçi se ditën e enjtë do të jenë njëkohësisht edhe në protestë edhe në parlament. Ai u shpreh se kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme sepse kjo qeveri e ka për detyrë t’i japë shpjegim gjithë opinionit publik për situatën aktuale në vend, duke iu referuar trafikut të drogës dhe avionit në Divjakë me të cilin do transportohej 460 kilogramë drogë.“Do të jemi në Kuvend dhe do t’i detyrojmë të japin përgjigje, t’i thonë të vërtetën popullit shqiptar. I vetmi punim normal që mund të këtë kuvendi në këto ditë është shqetësimi i mbarëpopullor për kthimin e një sipërfaqeje të rrafshtë të këtij vendi në një platformë të trafikut të lëndëve narkotike”, tha Strazimiri.I pyetur për largimin nga komisioni hetimor për hetimin e akuzave të ngritura nga opozita për trafik drogë të Forcave të Armatosura, Strazimiri u shpreh se sot u vërtetuan akuzat e opozitës që nuk janë të pabaza, por janë të gjitha të vërteta dhe këtë e kanë vërtetuar prokuroria por edhe trafikanti, dhe komisioni hetimor u ngrit nga mazhoranca për të hedhur poshtë pretendimet e opozitës për trafik droge.“E kanë shkruar e zeza mbi të bardhë kolegët propozues të mazhorancës, ku kërkuan me urgjencë të ngrenë komisionin për një çështje për të cilën besonin se nuk ekzistonte, pra për çështjen e narko trafikëve të kryer me avion. Kolegët kërkuan këtë komision për të garantuar opinionin publik se akuzat e pabaza të opozitës janë shpifje. Por faktet e dala ditën e djeshme nga mediat, madje edhe nga mediat super të mjata, tregojnë që personi që është në pyetje, trafikanti që i mbeti në dorë policisë thotë se u detyruan të ulen në Divjakë se nuk uleshin dot në Gjadër”, deklaroi deputeti i PD.
Strazimiri: Çështja e Divjakës është politizuar nga qeveria“Nuk po politizojmë çështjen, çështjen e ka politizuar qeveria ditën dhe sekondën kur mohoi që ky trafik ndodh. Ditën dhe sekondën kur vendosi të akuzojë opozitën se po shpif, ditën dhe sekondën dhe deri tani që po flasim që tenton të mohojë faktin që ai avion ra, dhe i ka rënë mbi kokë qeverisë”(Video: Ja intervista e plotë në Ora News)