Ristani: Qeveria të dorëhiqet, jo zgjedhje të parakohshme

Deputeti demokrat Arben Ristani ka deklaruar në Ora News se PD nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por kërkon dorëheqjen e qeverisë pasi është e përfshirë në trafikun e drogës.“Kjo qeveria është e përzierë në trafikun e drogës dhe në jemi të bindur që këta duhet patjetër të japin dorëheqje nga detyra e tyre, dhe nuk është se duam zgjedhje të parakohshme, dhe kjo është e qartë. Por jo njerëzit e përfshirë në krim dhe që ecin krah për krah me krimin në krye të qeverisë së këtij vendi, dhe për këtë jemi të bindur që duhet të udhëheqim revoltën dhe demonstrimin e fuqishëm që këta të japin dorëheqje”, tha Ristani.Ristani: Avioni dyshime të jetë mbushur në RinasDebati për rrëzimin e avionit në Divjakë që do të transportonte drogë ka marrë përmasa të mëdha. Madje deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani hedh dyshime që ky avion është mbushur në Rinas dhe se piloti nuk është regjistruar në pikat e hyrje-daljes në Rinas.“Ka dyshime që avioni mund të jëtë mbushur në Rinas, nga mënyra si piloti ka hyrë dhe ka dalë jashtë pikave të kontrollit, nuk është regjistruar për hyrjet dhe daljet. Dhe personat aty duken të lidhur me njerëz të afërt me kryeministrit”, tha Ristani.Deputeti demokrat përsërit se ajo që ndodhi në Divjakë ka provuar që ka trafik droge me avion dhe është e tmerrshme se janë kapur tonelata në trafik droge me anije dhe tokë.arben ristani2SHIU vuri në dijeni Ministrin e Mbrojtjes dhe Policinë për trafikun e drogës“Opozita kishte të dhëna nga qytetarë të cilët kishin parë avion të cilët uleshin vend e pavend dhe mendohej se mund të bënin trafikun e drogës. Por duke qenë se kishim vetëm të dhëna nuk i kishim bërë publike akoma. Pastaj vjen një shkresë e SHIU-t dërguar Ministrisë së Mbrojtjes ku i kërkon të marrë masa se ata dyshojnë se ndodh një gjë e tillë në Gjadër. Po të njëjtin informacion SHIU ja ka drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila më pas ja ka dërguar Drejtorisë së Policisë Gjirokastër sepse dyshohej se uleshin në Kardhiq, apo në Lushnjë sepse dyshohej se uleshin në Divjakë. Ky informacion që dihej u vu dhe në dispozicion të opozitës dhe ne, më të drejtë ngritëm pyetjen a keni informacion për këtë. Në rast se do thoshin që po ore kemi dhe po përpiqemi të marrim masa, ata thonë që jo nuk është e vërtetë por janë avionë që po spërkasin mushkonjat”