Avokati i Sajmir Bajramaj: Klienti im “viktimë”e konfliktit politik

Tiranë- Sajmir Bajramaj është viktimë e konfliktit politik. Kështu deklaron avokati i tij i mbrojtjes, Sokol Hazizaj. Në emisionin "Tonight Ilva Tare", Hazizaj tha se hetimi i ngjarjes së Divjakës po pengohet nga politika, e cila e sheh si një qerfull për të rrëzuar një qeveri, apo për të ngritur një qeveri tjetër.“Është nën presion. Për shkak se ka tre-katër ditë që në objekt të gjithë politikanëve shqiptarë që në fjalorin e tyre përflitet dhe flitet vetëm emri i tij që ka qenë në kushtet e jombrojtjes efektive dhe realizimit të një proçesi jo fort ligjor, pra ka qenë në kushte inkuzicioni, në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokuroria, pa dyshim shumë deklarime të tij jo vetëm për shkakun ligjor, por dhe për shkaqe të tjera mund të mos merren parasysh. Politika është futur në qerfullin, është avioni për të rrëzuar qeverinë apo është avioni për të ngritur një qeveri. Në kulmin e këtij konflikti politik mohohet e drejta për tu mbrojtur, mohohet e drejta e një qytetari që është shqiptar për ti garantuar një mbrojtje efektive, për të realizuar një proces të rregullt ligjor. Çdo qytetar dhe ai që shkel ligjin ka të drejtën të gëzojë të drejtat e parashikuar në ligj. Në kushtet e presionit, e një mungesë hetimi serioz nën presionin e politikës, çmund të bëjë Prokuroria, çmund të bëjë një oficer i gjyqësorit.Avokati mbrojtës i 39-vjeçarit krutan, ka kërkuar ekspertim psiqik për klientin e tij, për te pare nëse ai ka probleme me shëndetin mendor.“Ajo çka dua të them në mbrojtje të asaj çfarë unë përfaqësoj e rideklaroj se ngjarja për të cilën bëhet fjalë, përpos gjitha deklarimeve politike që nuk më interesojnë shumë dhe mund të shfrytëzohen në të gjitha format. Ngjarja është fare e thjeshtë, sipas deklarimeve të mbrojtura prej meje ka ndodhur brenda pak ditësh, kjo duhet mbështetur edhe nga ajo çfarë pretendon edhe piloti i aeroplanitqë ka rënë në rërën e Divjakës. I mbrojturi prej meje qoftë nën presion, qoftë nën forma të ndryshme, qoftë edhe pa u ekspertizuar psiqika e tij, do ti merrja me rezervë të gjitha deklarimet e tij. Ajo çfarë ka ndodhur nuk është një gjëmë e madhe për tu shfrytëzuar në forma të tjera, ajo çfarë ka ndodhur është në kushtet e flagrancës për të cilat ligji dhe drejtësia do të veprojë. Sot gjykata ka mbajtur një qëndrim të masës së sigurimit me burg, hetimet e mëpastajme, sepse tashmë fillon hetimi në praninë e mbrojtjes ligjore, pasi më parë është garantuar një mbrojtje kryesisht në Fier. Sot fillon hetimi dhe më pas identifikimi i momenteve në të cilat mund të jetë përfshirë i mbrojturi prej meje, apo piloti. Jo alibi, konstatoj hutimin e tij, në një vend të çmendur nuk janë vetëm ata që rrafin apo rrifen. Sot jemi në dyshime të arsyeshme”.Lidhur me pretendimet se Sajmir Bajramaj nuk po tregon “kokat” e rrjetit të trafikantëve, Hazizaj dha këtë koment:“Shpesh herë është përceptimi dhe gjykimi i politikës mbi një ngjarje e mbulon të vërtetën dhe sa kohë nuk zbulohet çon jo vetëm në mohim të vërtetës, por dhe shkaqeve pse ndodhin. Ky proçes është 2-3 ditor, fillon në Fushë Krujë dhe mbaron në Divjakë. Një miku i tij ka gjetur personin që ishte pilot, kanë komunikuar me njëri-tjetrin 2 ditë në Tiranë, është realizuar procesi i ardhjes së avionit dhe kaq."Fatkeqësisht” ra avioni dhe u bë gjithë kjo bujë e madhe. Por a u zbulua e vërteta? Mund të kërkosh në proçesin e hetimit nxjerrjen e faktorëve të tjerë që kanë detyruar apo nuk kanë detyruar dy personat që janë inkluduar në trafikimin me motive personale apo çështje te tjera. Mund të përfshihesh në trafikim edhe për shkak të një presioni, të një presioni monetar. Ajo cfarë ne nuk na krijon mundësinë ta hetojmë këtë punë është politika”. Ndiqni emisionin  "Tonight Ilva Tare"