Tiranë, aksidentohet makina e deputetes së PS-së, Arta Dade
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2014, 16:35
Tirane- Makina e deputetes së Partisë Socialiste, Arta Dade është aksidentuar rreth orës 16:00 të ditës së sotme në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë.Nga të dhënat e para mësohet se makina e deputetes së PS-së, me targa AA 617 EM është përplasur me një makinë tjetër.Makina drejtohej nga shoferi i deputetes. Nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme të vogla, dhe dy palët e dëmtuara në aksident e kanë zgjidhur problemin me marrëveshje.