Kryeministri Erdogan shtyn vizitën në Tiranë, shkak tragjedia e minatorëve

Tiranë-Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shtyn vizitën e tij në Tiranë që ishte parashikuar për tu zhvilluar nesër. Shkak është tragjedia e minatorëve.Vetë kryeministri  Edi Rama informoi anulimin e kësaj vizite përmes një postimi në facebook. 

Disa minatorë raportohet të kenë vdekur pas një shpërthimi dhe një zjarri që u shkaktua sot në një minierë qymyri në perëndim të Turqisë. Mbi 300 minatorë mendohet se janë të bllokuar në nëntokë në provincën Manisa, reth 250 kilometra në jug të Stambollit.