Politologu Roland Lami: Fjalimi i Ramës, si ai për refuzimin e armëve kimike

“Kryeministri Rama kishte pretenduar të mbajë rolin e viktimës”. Kështu e ka quajtur në Ora  News me gazetarin Nertil Agalliu, politologo Roland Lami, kryeministrin Edi Rama, në fjalën që ai mbajti pas akuzave të trafikimit të drogës në rrugë ajrore. Ai e krahësoi fjalimin e kryeministrit Rama me atë që ka mbajtur për refuzimin e armëve kimike.“Po ta analizosh nga pikpmaja stilistike ishte goxha e ndërtuar mirë dhe të ngjante si formë e fjalimit të refuzimit të armëve kimike. Por po të futemi në përmbajtje Rama kishte pretenduar të mbante rolin e viktimes dhe jo kërcenuësit”, tha Lami.Lami analizoi se me fjalën e tij, Rama donte të përcillte disa mesazhe. Adresimin e situatës aktuale opozitës, apo t’i tregojë publikut performancën e qeverisë.“Si përgjegjesi për situatën ku jemi Rama ia adreson opozitës e cila duke qenë dje në qeveri, ka lejuar në vitin e fundit të mandatit që të zgjerohet kultivimi i hashashit, i lnëndëvë narkotike dhe në një sezon të parë të qeverisjes rama do të rriteshin gjasat dhe premisat për trafikimin e kësaj lënde”, u shpreh politologu Lami.Çështjen e Divjakës që Rama quajti një çështje poltike dhe që po njollos, jo vetëm qeverinë dhe policinë, por të gjithë vendin, Lami u shpreh se Rama nuk dha detaja për ngjarjen por thjesht qëndroi në pozitat që opinion publik është mashtruar.“Rama më shumë tentoi që të jetë në pozitat e një manipulimi që i është bërtë opinionit publik, dhe bashke me minpulimin po njolloset dhe po krijohet imazhi i keq i qeverisjes. Në këtë kuptim e ndjente veten të pafuqishme për të ndërhyrë dhe për të rregulluar situatën, pasi media pranë së djathtës e ka marrë situatën nënkontroll”, u deklaroi Lami.roland lami2