Drejt verës, pa ujë të pijshëm,banorët: Pushteti vendor nuk na jep zgjidhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2014, 17:18
Durrës- Ende pa mbërritur mirë stina e verës, në shumë zona të vendit ka nisur edhe problemi i furnizmit me ujë të pijshëm,duke mos përjashtuar as zonat bregdetare.Pjesë e këtij realiteti që të kthen vite pas në kohë,janë edhe banorët e lagjes nr 8 në Durrës, të cilët janë shpërngulur në këtë zonë me shpresën për një jetë më të mirë.Por për fat të keq e njëjta situatë shënohet edhe në zonën e plazhit apo atë të Shkozetit, ku mungesa e investimeve,neglizhenca e pushtetit vendor apo qëndror, janë faktorë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në këtë situatë, e cila vjen pikërisht në prag të sezonit veror.