Erdogan nesër në Tiranë, kredi miliona dollarëshe për Shqipërinë

Tiranë-Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan viziton zyrtarisht nesër Tiranën, i shoqëruar dhe nga 7 Ministra të rëndësishëm të kabinetit të tij qeveritar.Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit ku do t’i bëhet një pritje ceremoniale, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në inagurimin e restaurimit të xhamisë otomane të Kalasë së Prezës, i cili është kryer me mbështetjen e Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim të Turqisë(TIKA).Më pas do të zhvillohet takimi me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Nivelit të Lartë shqiptaro-turk. Pas takimit do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë në fusha si mbrojtja, arsimi, shëndetësia e bujqësia, ndërsa po diskutohet edhe për mundësinë e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë.Në selinë e Kryeministrisë, pas takimeve pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.Në orët e pasdites, Kryeministri i Turqisë do të ketë një takim të veçantë me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Parlamentin shqiptar. Erdogan, do të pritet gjtihashtu në një audiencë të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Në fund të vizitës së tij në Tiranë, për nder të kreut të qeverisë turke do të shtrohet një darkë nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.Kryeministri shqiptar, Edi Rama, që nga marrja e detyrës e ka cilësuar Turqinë si një partner strategjik për vendin tonë. Axhenda e takimeve të Erdogan me Ramën12.55 Nisja e Kryeministrit Erdogan drejt Këshillit të Ministrave13.00 – 13.10 Ceremonia Zyrtare në Këshillin e Ministrave13.10 - 14.00 Anëtarët e dy delegacioneve zhvillojnë takime dypalëshe14.00 – 15.30 Takimi i Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi15.30 – 15.50 Nënshkrim marrëveshjesh15.50 – 16.20 Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave” bën me dije zyra për shtyp e Kryeministrisë