Trafiku i drogës, Rumbold: Problem, lufta ndaj saj sfidë e vazhdueshme
Vlorë- Forcimi i shtetit të së drejtës për Shqipërinë është një nga çështjet më themelore në rrugëtimin e saj drejt BE dhe natyrisht lufta kundër drogës është një pjesë shumë e rëndësishme në këtë drejtim. Kjo ka qenë deklarata e Drejtorit të sektorit të Politikave, Ekonomisë dhe Informacionit të Delegacionit të BE në Shqipëri, Clive Rumbold. Nga Vlora përfaqësuesi i BE tha se lufta ndaj trafikut të drogës është një sfidë e vazhdueshme, por nga ana tjetër ka pranuar se ky është një problem i madh për vendin.“Unë mendoj se shtetet anëtare kanë qenë vizionare me ato përfundime që nxorën nga mbledhja e Këshillit në dhjetor. Por po ashtu siç e përmenda, shtetet anëtare thanë se ne do kërkojmë edhe një raport nga KE dhe vetëm pas marrjes së atij raporti shtetet anëtare do jenë në gjendje të marrin një vendim për Shqipërinë për statusin kandidat. Ky është një problem. Ajo që kanë kërkuar shtetet anëtare është që i kanë kërkuar KE tu paraqesë atyre një raport për muajin qershor që të shikohet se çfarë ka ndodhur në Sh qipëri deri tani, sidomos për shtetin e së drejtës. Pra fuqizimi i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. KE do tu japë shteteve anëtare një raport në fillim të muajit qershor tejetgjithëpërfshirës për të gjitha këto çeshtje, lufta kundër drogës është një pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve”tha ai.Rumbold garantoi mbështjen e BE ndaj qeverisë shqiptare në mënyrë që autoritetet që të luftojnë këtë lloj krimi në vend.“E mbështesim fort qeverinë shqiptare në përpjekjen dhe luftën e saj kundër drogës kjo dhe me anë të asistencës sonë PAMECA. Ne po ashtu kemi dhënë mbështetjen tonë për qeverinë në mënyrë për këto lloj aktivitetesh që kapet droga si ajo që ndodhi gjatë fundjavës. Për ne kjo është luftë e vazhdueshme dhe ne vazhdojmë të japim mbështejen tonë në mënyrë që autoritetet që të luftojnë këtë lloj krimi në vend” deklaroi përfaqësuesi i BE.I pyetur nga gazetarët nëse Europa është pro liberalizimit të marijuanës, përfaqësuesi i BE dha këtë koment:“Kjo është një çështje krejt tjetër. Ne po flasim për zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe mendoj që kjo është sfida e parë që kemi përpara”.