BE rithekson: Zgjedhjet 2013 nuk janë kusht për statusin, votoni ligjet

Zgjedhjet vendore në 2013 nuk janë kusht për marrjen e statusit të kandidatit të Shqipërisë në BE. Konfirmimi ka ardhur nga Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle dhe ministrja e jashtme e Qipros, Erato Kozakou Marcoullis.Gjatë një konference për shtyp Marcoullis i përjashtoi zgjedhjet si kriter për marrjen e statusit, edhe pse vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një detyrë e qenësishme për vendin.“Kjo nuk është pjesë e konkluzioneve dhe sigurisht nuk është pjesë e kritereve për marrjen e statusit. Por padyshim zhvillimi i zgjedhjeve do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe do të tregojë vullnetin e mireë të shqiptarëve për të përmbushur reformat e rëndësishme, por definitivisht kjo nuk është një kusht”- deklaroi ministrja e jashtme e Qipros.Ndërsa Komisioneri Fyle në përgjigjen e tij ironizoi politikën shqiptare, duke theksuar se zyrtarët europianë u përpoqën aq shumë të ishin të qartë në rekomandimet e tyre.“Ne aktualisht kemi një kohe të gjatë duke shqyrtuar konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat nuk lënë hapësirë të gjerë për interpretime të ndryshme dhe në fakt ka shume interpretime të ndryshme”- tha Fyle.Komisioneri Stefan Fyle nuk hezitoi të apelojë edhe njëherë në drejtim të klasës politike shqiptare që të përqëndrohen tek tre kushtet e mbetura, pasi sipas tij procesi i anëtarësimit bazohet në kredibilitet.