Rrëshqitje dheu në Gjepalaj, shemben tre banesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 17:53
Shemben tre banesa nga rrëshqitja e dheut në komunën Gjepalaj të Durrësit. Si pasojë e motit të keq dhe me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, tre banesa janë rrënuar nga rrëshqitja e dheut, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.Ndërkaq rritja e nivelit të prurjeve të lumit Erzen dhe dalja e tij nga shtrati ka vënë në alarm edhe katër familje në Shijak, të cilët kanë braktisur banesat e tyre pasi rrezikohen të përmbyten.Ndërkaq forcat e policisë janë drejtuar në vendngjarje për të parë nga afër situatën.