Korçë, u merrnin lekë studentëve për provime, tre pedagogë dhe 4 sekserë nën hetim

Prokuroria e qarkut të Korcës vijon hetimet për tre pedagogë dhe 4 sekserë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.Që nga muaji shtator tre pedagogë të Universitetit "Fan Noli" janë futur në “listën e zezë” të akuzës, e cila po heton intensivisht ndaj shtetasve Lorenc Konomi, pedagog i mësuesisë, Gjergji Capollari, pedagog i fakultetit të Bujqësisë, Rezarta Hoxhallari, pedagoge e fakultetit të Edukimit.Sipas Prokurorisë të tre pedagogët akuzohen se merrnin rreth 15 mijë lekë për një provim. Mitmarrja në Universitete është kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit.Jo më larg se një ditë më parë një pedagog i fakultetit Gjeologji Miniera në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese.Arrestimi i tij u bë sepse pas një hetimi të kryer, rezultoi se ky shtetas me qëllim përfimin personal u kërkonte dhe u merrte në mënyrë të paligjshme studentëve të Universitetit Bujqësor Kamëz Tiranë, në këmbim te vënies së notave kaluese për lëndë të ndryshme përgjatë sezonit të provimeve.