Nacionalizmi i Berishës e Thaçit, Presidenti Ivanov: Janë thjeshtë politika ditore
Deklaratat nacionaliste të kryeministrvae shqiptare Sali Berisha dhe atij të Kosovës Hashim Thaci, për Presidentin e Maqedonisë George Ivanov konsiderohen si politika ditore dhe nuk ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike."Populli ynë ndër shekuj ka përjetuar dhe mbijetuar shumë. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë. Keto deklarata për përdorim politik-ditor, as që kanë mundur, e as që do të mund t'i prishin në të ardhmen marrëdhëniet shekullore ndërfqinjësore të popujve në këtë rajon... Edhe gjatë këtij viti ndaj Republikës së Maqedonisë u dërguan deklarata absurde dhe ofenduese nga disa politikanë "kujdestar" nga fqinjësia, për marrëdhëniet tona ndër fqinjësore dhe ndëretnike, ne nuk ramë në asnjë provokim Në hapësirat tona, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, ka ende individë të cilët mendojnë për ide radikale dhe mite për shtete të mëdha” tha ai.Sipas Ivanovit, në asnjë mënyrë nuk mund të vihen në pikëpyetje marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni nëse respektohet Marrëveshja e Ohrit e cila paraqet model të integrimit dhe jo të asimilimit. Ata që nxisin tensione në vend do të dalin para drejtësisë, theksoi Ivanov.“Me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit arritëm nivel më të lartë të mirëkuptimit, respektit dhe tolerancës. Ndërtuam një model i cili synon integrimin dhe jo asimilimin. Nevojitet përmbajtje e përpiktë rreth parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe vijim i procesit politik, pikërisht në këtë kornizë.Fatkeqësisht këtë vit kishim disa ngjarjeve të patolerueshme që i shqetësuan qytetarët dhe nuk i shkojnë asaj që kemi bërë deri tani në këtë vend. Ishim dëshmitarë të shumë incidenteve, tensioneve dhe rasteve të tjera tragjike. ..Ju drejtohem të gjithë atyre që nxisin dhe kryejnë vepra të tilla, të mendojnë seriozisht për pasojat dhe të jenë të ndërgjegjshëm se drejtësia do t'i arrijë ato”theksoi Ivanov.Gjithashtu Ivanov u shpreh i dëshpëruar nga rezultati i Këshillit të ministrave të BE-së për sa i përket Datës së Negociatave, duke fajësuar fqinjët që nuk kapërcejnë dot të kaluarën. Megjithatë, Ivanov theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj përcaktimit të euro-integrimit.