Memorandumi Ata Carnet, firmoset mes Dhomës së Tregëtisë-Drejtorisë së Doganave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 16:58
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë nënshkruar memorandumin e Ata Carnet. Sistemi i Ata Carnet ul trafikun kombëtar dhe koston e levizjes, kursen kohën së bashku me procedurat dokumentore dhe bën të mundur uljen e evazionin fiskal dhe trafikut në pikat doganore.Ndërkohë në këtë kuadër është bërë edhe organizimi i ri i Administrimit të Drejtorisë së Doganave si departamenti i akcizave, i teknologjisë së informacionit, i luftës antikorrupsion dhe ai i monitorimit online të tyre.Ky memorandum do të krijojë një klimë të favorshme për biznesin shqiptar dhe është një hap i rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit tonë në përputhje me atë europian.