Sarandë, plagoset rëndë me thikë truproja i një lokali

Një ngjarje tjetër e rëndë, me pasojë plagosjen e një personi është shënuar edhe në Sarandë ku truproja e një lokali nate, Mariken Zika, 24 vjec është qëlluar disa herë me thikë dhe ka mbetur i plagosur pas këtij sulmi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.Policia lokale ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin motivet e kësaj ngjarje.