Piloti italian me precedentë penalë, nën hetim për mashtrim

Itali-Piloti italian,Giorgio Riformato, që drejtonte avionin e bllokuar në Divjakë është një person i njohur për drejtësinë italiane. 56-vjeçari nga Vareze rezulton me precedent penalë për veprën e mashtrimit.Në vitin 2009, Riformato së bashku me një bashkëpunëtor të tij raportohet se janë përfshirë në një skandal mashtrimi pasi kryenin mësime pilotimi kundrejt një pagese prej 1200 euro, ose më saktë e barasvlefshme me shumën e fluturimit Itali-Kinë.56-vjeçari u zbulua pasi dy praktikantë e denoncuan në emisionin e njohur investigative në itali "Le Iene".Hetimet e autoriteteve italiane në atë kohë treguan se veç abuzimit me vlerën, Riformato që e vetëquante veten komandant kishte shkelur një sërë artikujsh të Kodit të Aviacionit.Autoritetet italiane vërtetuan se Riformato nuk kishte liçensë për dhënien e mësimeve të fluturimit ndërsa gjatë një kontrolli atij iu kap në hangar një aeroplan tip "Piper", një kompjuter si dhe uniforma të aviacionit italian.Aktualisht piloti 56-vjecar italian është në duart e policisë shqiptare.