Braçe: U kap lumi i drogës nga plantacioni i Sali Berishës
Tiranë- Selia rozë ka reaguar pas akuzave të lëshuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha lidhur me operacionin antridrogë të policisë në Divjakë. Deputeti, Erjon Brace, në një deklaratë për mediat tha se sot shqiptarët morën provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në luftën kundër krimit të organizuarSipas tij koha kur Sali Berisha dhe Lulzim Basha i vrisnin shqiptarët për ti vjedhur dhe i vidhnin pasi i vrisnin ka marrë fund. Braçe tha se pasuria e vënë në këtë skemë gjaku nuk i mbron dot më dhe se tani duhet bërë drejtësi.Deklarata e plotë:Sot cdo shqiptar mori provën e qartë, provën e radhës, të një qeverie të angazhuar fort në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit, krimit të organizuar rrënjosur thellë dhe konstruktuar po kaq thellë në 8 vite në këtë vend. Çdo shqiptar mori provën e qratë, provën e radhës të një qeverie të angazghuar fort si një e tërë, në çdo strukturë civile, ushtarake e policore, agjensi ligjzbatuese të këtij shteti për të goditur kudo krimin. Çdo shqiptar mori provën e qartë, provën e radhës të një qeverie të angazhuar fort në shkëputjen e çdo lidhje të hershme dhe të konsoliduar mes krimit dhe këtij vendi të përdorur gjatë për 8 vite me radhë për trafiqe gjithfarësh, përfshirë trafikun e njerëzve, drogës, armëve dhe municioneve. Dita e sotme sjell në vëmendje të kujdo një dallim të madh mes vullnetit politik për të mbështetur politikisht çdo linjë trafiku, çdo organizate kriminale, cdo trafikant duke dhënë nga një djalë dhe vajzë qeverie si garant për ta, ndodhur çdo ditë të qeverise Berisha-Basha. Dhe në anën tjetër vullnetit politik për të ngritur pajisur dhe bërë funksionale çdo strukturë shtetërore për të goditur çdo linjë trafiku, organizate kriminale, çdo trafikant pavarësisht emrit dhe mbiemrit, fuqisë finaciare dhe logjistike që kanë ndodhur çdo ditë të 8 muajve të një qeverie të re të vendosur qartë përballë krimit. Sot nuk shpëtoi kush, as nuk u fsheh as nuk përfundoi në drejtim të paditur. Sot u godit një tentativë për të ngritur një linjë trafiku të drogës, u arrestua kushdo që u identifikua si i përfshirë në të dhe hetimi vazhdon. Nuk ndodhi aksidentalisht, u realizua pasi prej muajsh kontrollohet dhe mbrohet nga çdo veprimtari e paligjshme çdo pëllëmbë e këtij territori. U realizua pasi çdo agjenci shtetërore , çdo strukturë policore dhe ushtarake ishte gati, mbikqyri, raportoi, koordinoi, veproi dhe goditi në kohë rekord një tentativë. Dëshmoi efikasitet dhe vullnet të qartë politik për të goditur pa u ndalur blerë dhe korruptuar si 8 vite në këtë vend. Sot droga nuk iku sic ndodhi në 8 vjet ,por u kap siç ka ndodhur në 8 muaj bashkë me përgjegjësit. Të bësh këtë je përballë krimit dhe kundër tij, në luftë me të. Të sulmosh këtë je në krah të krimit , je pjesë e tij dhe përfiton prej tij. Të parën kemi 8 muaj që po e ndërtojmë, të dytën e vuajti për 8 vite çdo shqiptar, por dhe përfaqësues të strukturave ushtarake e policore që u lanë vetëm përballë krimit pasi u tradhëtuan nga shefat e tyre politikë në Tiranë. Lumi i drogës që rrjedh nga plantacioni i Sali Berishës, mbjellë, rritur, korrur, lirisht dhe nën kujdesin politik dhe personal të tij, veçanërisht vitin e fundit tani ka një përgjigje të qartë dhe efikase. Mos harroni në këtë vend Sali Berisha dhe Lulzim Basha këta shqiptarë i vranë për ti vjedhur dhe i vodhën pasi i vranë, kjo kohë ka marrë fund. Pasuria e vënë në këtë skemë gjaku nuk i mbron dot më , tani duhet bërë drejtësi.