Berisha: Projekti të sjell PD në pushtet, qeveria Rama-Meta, punisto-mafioze
Ish-kryeministri Berisha i ftuar në emision Hard Disk i gazetarit Pastrik Sadikaj në televizionin Ora News. Intervista e plotë:Gazetari: Të nderuar miq përshëndetje! Jemi spostuar sot në një zyrë vërtet shumë të nderuar për të zhvilluar puntatën e radhës të Hard Disk, kam kënaqësinë të jem në studion e punës, në zyrën e ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, një prej politikanëve me karrierën më brilante në politikën shqiptare. Ka provuar të gjitha eksperiencat politike dhe jo vetëm dhe sigurisht sot është mjaft aktiv në politikën shqiptare. Siç edhe e ka shprehur në momentin kur dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike dhe nga funksionet e tjera drejtuese,- ‘Ikën kryetari por mbetet Berisha”, fjala është për politikën dhe sigurisht për ish-kryeministrin z. Sali Berisha.Zoti Berisha faleminderit që na mirëpritët në zyrën tuaj për të zhvilluar këtë bisedë së bashku.Ish-kryeministri Berisha: Mirëmbrëma dhe mirëserdhët.Gazetari: Faleminderit.Ish-kryeministri Berisha: Jam i hapur për çdo pyetje.Pyetje: Kënaqësi. Në fakt po e nis pikërisht nga ky moment që e thash edhe në hyrje të kësaj bisede. Kur dhatë dorëheqjen nga funksionet drejtuese të PD-së thatë që mbetet Berisha. Ia vlejti që mbetet Berisha në politikë?Ish-kryeministri Berisha: Në kuptimin që vazhdoj të mbroj ato parime, ide dhe projekte që unë besoj dhe nuk mund ta konceptoj veten ndryshe jashtë këtij pozicioni. Ia vlejti apo nuk ia vlejti? Njëra anë është përkushtimi im ndaj vlerave dhe parimeve që besoj, ana tjetër është efekti, dobishmëria e këtij qëndrimi për shoqërinë. Unë shpresoj që po.Pyetje: E menduat gjatë, z. Berisha, momentin?Ish-kryeministri Berisha: Jo. Unë kam qenë, nga vera e ’91 deri në ditën e dorëheqjes, kam qenë absolutisht gjithnjë i vendosur që humbja e hapur e një palë zgjedhjeve do të ishte për mua automatikisht dorëheqje. Zgjedhjet e vitit 2013 nuk ishin zgjedhje pa të meta, por unë jam i bindur se Partia Demokratike ato zgjedhje që unë drejtoja i humbi dhe vendimi im ishte i parapërgatitur, i vënë kurrë në diskutim me veten time, dhe unë i qëndrova vendimit tim dhe shpalla vendimin që unë e kisha të parapërgatitur.Pyetje: Ai moment ka qenë emocionues për shumë kënd dhe normalisht ka qenë shumë me emocionues për ju, ne e kemi ndjekur, unë kam qenë në transmetim drejt për së drejti dhe nuk e fsheh dot që jam emocionuar në atë moment. E ndatë ketë me ndonjë nga bashkëpunëtorët apo me familjen tuaj?Ish-kryeministri Berisha: Me familjen po, familja e dinte që unë e kisha këtë vendim. Me bashkëpunëtorët e mi një diskutim të gjerë nuk bëra, por natyrisht shumëve ju erdhi i papritur, të tjerët e morën si një rrjedhe logjike, në fund të fundit, unë shpalla vendimin që kisha mbajtur me vete nga viti ’91 deri në vitin 2013.Pyetje: Rivalët politikë, ndoshta kanë menduar se me atë akt dorëheqje mënjanuan nga rruga e tyre një njëri që i ka sfiduar për 24 vjet në politikë dhe që në shumicën e rasteve ka dalë fitues. Gabuan nëse e menduan kështu?Ish-kryeministri Berisha: Natyrisht gabuan. Ata që menduan kështu gabuan. Gabuan kundërshtarët politikë, gabuan analistë apo pseudo – analistë, të dyja grupet, sepse funksioni është funksion, kurse parimet, vlerat, projektet që ti beson, janë ato më të para dhe jo funksioni. Këtë kam konstatuar se nuk e kanë kuptuar, nuk ka qenë shumë e qartë. Natyrisht koha besoj se i kthjelloi dhe i qartësoi. Mbroj sot, absolutisht po më atë vendosmëri me të cilën kam mbrojtur kur kam qenë kryetar i asaj partie, ose kryeministër i këtij vendi, ose president i këtij vendi, ato pak parime, por që janë themelore, të lidhura tërësisht me liritë e njeriut. E gjithë filozofia ime është një filozofi e thjeshtë, e bazuar në vlerat e lirisë dhe potencialin e saj më të madh për njeriun.Pyetje : Në momentin që dhatë dorëheqjen, nëse mund ta quajmë kështu nisi një epokë e re për PD dhe për të djathtën shqiptare, jo për faktin siç thatë edhe ju, që ndoshta menduan që u mënjanua politikani Sali Berisha. Ka ecur mirë PD? Ka një kryetar të ri, ka një proces që vjen për rrjedhojë të asaj që ju vendosët të bëni dhe normalisht ka pasur edhe betejat e para që është përballur PD?Ish-kryeministri Berisha: Dorëheqja ime kishte absolutisht një synim në rrafshin personal, kishte një aspekt personal, kurse në aspektin e përgjithshëm kishte synim ti jepte PD-së një mundësi të re drejtimi, vizioni dhe riorganizimi. Unë gjykoj se është ravizuar një drejtim i ri, me disa përcaktime organizative. Po ecet drejt një procesi ripërtëritje duke angazhuar të gjitha kontributet në PD, është konturuar një qëndrim opozitar i qartë, konstruktiv, jetik dhe i domosdoshëm për vendin. Mendoj se opozita sot, nuk është ajo që ishte në vitet ’97- 2005, nuk është ajo opozitë që ishte në vitet 2005-2013, por është një opozitë me një vizion relativisht të ndryshëm, me një përpjekje me vizion të ri dhe një opozitë e cila, premton për ti rezervuar në betejën e ardhshme një fitore forcave demokratike, forcave opozitare dhe për të ecur e sigurt drejt qeverisjes së vendit.Pyetje: Z. Berisha a po justifikoni, në kuptimin pozitiv, pasi ju thatë është një frymë e re, një riformatim, një ringritje e kësaj force politike, 80% të votave,Lulzim Basha ose lidershipi a po e justifikon apo është shpejt për ta gjykuar?Ish-kryeministri Berisha: Mendoj se të votohesh me 80% është një avantazh shumë i madh. Ajo çka unë konstatoj, që kryetari, këtë votim me 80%, synon ta përdorë për një zgjerim dhe hapje të mëtejshme të PD dhe kjo gjykoj unë është shumë pozitive. Partia është një proces zgjedhjesh, identifikimesh, anëtarësimesh, proces të cilat unë e gjykoj se po ecin shumë mirë. Tani natyrisht PD është parti e hapur, parti debati, por në tërësi ka një ecuri realisht pozitive.Pyetje: Shpesh herë në analizën mediatike, ka një lloj ngritje të një pikëpyetje, nëse ka një konflikt brezash nëse e quajmë kështu brenda PD-së, grupi i atyre që kanë një periudhë të gjatë në PD dhe atyre që po synojnë të hyjnë aktiv në jetën politike të PD. E lexoni kështu apo është më shumë në formën e debatit që e shëndosh partinë?Ish-kryeministri Berisha: Nuk e lexoj një konflikt brezash realisht. Sepse deri më tani lëvizjet nuk janë lëvizje kaq përmbysëse të themi, është një ecuri natyrale normale, po nuk ka forcë politike në botë, që të mos ketë bërryla, që të mos ketë shtyrje, këto janë gjëra janë normale, dmth janë të pa shmangshme.Pyetje: Nëse bëjmë një shikim prapa, për çfarë keni peng ose diçka që do të donit ta kishit bërë ndryshe, nuk po e quaj gabim por që do të donit ta kishit bërë ndryshe, qoftë në drejtimin e partisë qoftë në drejtimin e shtetit?Ish-kryeministri Berisha: Nuk janë një, janë disa, ndaj dhe të rrimë të merremi me atë listë, nuk mendoj se bën… Nuk është një por janë disa që mendoj se mund ti kisha bërë ndryshe. Unë jam njëri që kam pasur gjithë jetën një vështrim kritik ndaj veprimeve të mija, por natyrisht kam edhe mendimin tjetër, se në tërësinë time, unë nuk akuzoj të tjerët, asnjëherë pothuaj, sidomos bashkëpunëtorët e mi, sepse, fakt, duke qenë edhe kryesori i tyre, unë nuk mund të them se ata më imponuan, ky më imponoi, apo ai më imponoi. Kështu që në tërësi unë i kam marrë mbi vete gabimet, dhe kam bërë mirë, dhe PD tani ka një shans, sigurisht secili duhet të ketë një vështrim kritik pasi i shërben për të ardhmen, dhe të eci e sigurt.Pyetje: Në momentin kur ju lajmëruat dorëheqjen, në një farë mënyre morët edhe përgjegjësitë për 23 qershorin. Megjithatë, gjithmonë diskutohet për një analizë të mundshme, gjithmonë i qëndroj atyre mediatike, ku flitet për preje kokash. A është e domosdoshme, ti bëhet një analizë 23 qershorit?Ish-kryeministri Berisha: Unë gjykoj se kjo analizë ka filluar të bëhet nëpër seksione dhe udhëzimi i ri i kryetarit, synon një nga çështjet kryesore ka edhe këtë analizë. Sot është në Durrës dhe është për herë të parë që kryetari i partisë ulet në nivel të një seksioni për të filluar analizën. Ky më duket veprim i drejtë. Pra analiza do bëhet por analiza nuk bëhet asnjëherë në forcat politike të lirisë për të bërë gjah shtrigash, apo për të bërë syrgjynosje, këto janë të huaja për forcat që kanë në themel lirinë e individit.Pyetje: Përmendet udhëzimin z. Berisha. Lë pak pakënaqësi, për ata që jua kufizon mundësinë kandidimin në disa struktura drejtuese të PD. Ishte pak i rreptë?Ish-kryeministri Berisha: Asnjë njeriu përveç Sali Berishës, nuk është i kufizuar për të kandiduar në strukturat e PD, as edhe një. Çdo njëri që dëshiron të kandidojë që nesër mund të shkojë. Udhëzimi ka vendosur një kriter, i cili të them të vërtetën ka qenë një kriter i shkruajtur dhe i pashkrujtur 23 vite rresht, “një njëri një mandate”. Në qoftë se është fjala për të kufizuar mandatet në një, unë këtë e quaj një lëvizje të re. Se edhe përpara mund ta kemi shkruajtur, po nuk e kemi ndjekur me rigorozitet, kryetari po e ndjek me rigorozitet këtë. Besoj se do të ketë mirëkuptim të plotë, askujt si hiqet e drejta, cilido…. Ka kryetar komunash, të cilët duan të kandidojnë për kryetar PD. Shko kandido, do të dorëzosh mandatin. Pra cilido që do të dorëzojë një mandat për të marrë një mandat është plotësisht i lirë. Të synosh dy mandate kur je në opozitë, ndoshta kjo, as në pushtet nuk është mire, por në opozitë nuk shërben, më mirë shërben hapja, mundësia e një numri sa më të madh të mandatuarish, e vlerave sa më të shumta të mandatuara, dhe kjo është veçse pozitive për PD.Pyetje: Z.Berisha a jenn optimist për këtë opozitë që ndoshta në Kuvend, për nga numrat ngjan e vogël përballë një mazhorance që duket pak e ekzagjeruar në numra. Jeni optimist për përballjen megjithëse deri tani ka qenë aktive dhe kjo është pranuar edhe publikisht, që në pjesën më të madhe të betejave parlamentare, opozita ka qenë dominuese në sukses?Ish-kryeministri Berisha: Mendoj se opozita në parlament është konsoliduar më shpejt se asnjëherë tjetër si opozitë. Mendoj se vend për të përmirësuar punën ka, por nga ana tjetër gjykoj se deputet e saj kanë dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjëshmërie në trajtimin e problemeve në parlament dhe janë shumë aktiv. Mendoj se përpjekjet e mazhorancës për ti ngushtuar hapësirën opozitës kanë qenë shumë të gabuara. Në dy raste ato janë kthyer nga Gjykata Kushtetuese, por ato nuk duhet të ndodhin. Nuk duhet që mazhoranca të përdorë për ti shtypur hapësirën, për ti marrë hapësirën opozitës, sepse opozita aq hapësirë ka. Rasti i shëmtuar ishte rasti i mos paraqitjes së Ministres së Mbrojtjes në Komisionin e Sigurisë, dhe për të maskuar këtë mos paraqitje Edi Rama në kohën kur e kishte çuar çështjen në prokurori kërkoi komision hetimor parlamentar.Pyetje: Paradoksale?Ish-kryeministri Berisha: Sigurisht, gjithçka për Mimin, gjithçka për të shpëtuar Mimin nga ballafaqimi i mashtrimeve që kishte bërë. Pra mundet dhe duhet që hapësira për opozitën të përmirësohet, në kuptimin se opozita kontrollin ka, ka edhe fjalën, por fjala një deputet mund të jetë orator dhe mund të mos jetë orator, ama një deputet, orator ose jo orator, ka detyrë të shenjtë para zgjedhësve të tij kontrollin e ekzekutivit. Këtij nuk mund ti shmanget. Dhe në këtë kontekst mazhoranca kurrë nuk duhet të pengojë opozitën të kontrollojë ekzekutivin sepse në fund të fundit për atë qëndron në Parlament. Ndaj mendoj se po konsolidohet si opozitë, një grup deputetësh të zotë, të aftë të përkushtuar, ky është vlerësimi im për kolegët e mi. Mendoj se opozita në head quarterin e saj ka funksionuar me një dinamizëm të admirueshëm, duhet të funksionojë po kaq fuqishëm në degët e saj. Me kompletimin e zgjedhjeve, zëri i opozitës do të fuqizohet në të gjithë Shqipërinë.Pyetje: Z. Berisha, meqë përmendet Ministren e Mbrojtjes, por dal tek diskutimi që ka qenë në qendër të vëmendjes këto tre javët e fundit. Vazhdoni ti qëndroni asaj që tha në fillim ish-ministri Arben Imami dhe më pas u përqafua nga të gjithë zërat opozitare për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës?Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht po. Tani se avionët transportuan groshë apo drogë, unë nuk besoj se ata u ulën për të marrë fasule në Gjadër, por që u ulën kjo është e sigurt dhe e konfirmuar nga shumë e shumë burime. E konfirmuar nga qeveria plotësisht me betonimin për herë të parë në histori të pistës së aeroportit të Gjadrit, paçka se aty janë edhe njësitë e policisë. Pra që avionët janë përdorur, janë ulur në Jug, janë ulur në Divjakë, janë ulur në Gjadër, kjo është jashtë çdo komenti. Unë nuk mund të them se opozita bëri analizën e thasëve, por nuk mund të them kurrë atë që pretendoi Ilir Meta, se ato ishin aeroplanët e mushkonjave. Pra, kjo u faktua. Ushtria mbasi nuk e garantoj dot në mënyra të tjera, u detyrua të vendosë blloqe. Ai tellalli që mori gazetarët para nja tre javësh dhe ju thoshte se këtu ka guriçka nuk mund të ulen, u detyrua ti marrë gazetarët pas tre javësh dhe tu thoshte se po vendosim këto blloqet këtu, për të mos u ulur dhe tani nuk ulen.Pyetje : Ambasadori Amerikan në një intervistë për Top Channel tha se janë akuza të ulta lidhur me rastin e FA?Ish-kryeministri Berisha: Ambasadori Amerikan bëri një gabim për mendimin tim serioz. Forcat e Armatosura nuk i akuzoi opozita. Riprodhoi, në mënyrë do të thosha ekstremisht të gabuar, akuza që eksponentë të mazhorancës i bënë opozitës. Në debatin parlamentar, në mënyrë të përsëritur, eksponentë të qeverisë thanë se ju po akuzoni qeverinë. Deputetët, kolegët dhe unë vetë qartësuam në mënyrë përfundimtare se nuk kemi akuzë për ushtrinë, por akuzojmë qeverinë. Unë akuzoj qeverinë dhe qeverinë e akuzoj prapë. Kjo qeveri noton në drogë dhe ka jo një, kemi me dhjetëra e dhjetëra shembuj. Çfarë është ky raporti që solli nga jugu gazetari? Unë prisja që ambasadori të reagonte për kokën e dhisë, por duket se nuk ka parë filmin “God Father. Sepse sigurisht kur një gazetari i hidhet koka e dhisë, që në kodin e Korleones ka një domethënie të saktë, nuk mundet opozita kurrë, opozita ka qenë shumë e duruar. Shefi i Shtabit e ka treguar veten një militant partiak dhe nuk ia kemi kthyer vetëm e vetëm për të ruajtur ushtrinë. Ne e dimë që komunikatat e tij i shkruan shefi real i Shtabit, gjeneral Lleshi por ne prapë për të ruajtur një etikë me Shtabin e Përgjithshëm nuk reaguam edhe kur ky sulmoi opozitën në një akt të paprecedent në 23 vjet.Pyetje: Z.Berisha çfarë ka ndryshuar në marrëdhëniet tuaja me ambasadorin amerikan, ka pasur një lloj luhatje. Si janë tani?Ish-kryeministri Berisha: Tani marrëdhëniet janë normale. Por për mua besoj se edhe për çdo njëri, askush jashtë teorisë së gabimit nuk del, e paimagjinueshme.Pyetje: Ka dalë z. Arvizu?Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht jo. As Arvizu, as unë dhe asnjëri. Që të gjithë bëjnë gabime.Pyetje: Ka gabuar z. Arvizu në këtë rast?Ish-kryeministri Berisha: Sigurisht, sigurisht. Ai i lejoi vetes të hyjë në një debat ndërpartiak, çka ishte tërësisht e gabuar. Ishte PS që po akuzonte opozitën se po akuzon ushtrinë, në një kohë kur ne po akuzonim qeverinë. Në qoftë se Ambasadori, ai dhe kushdo tjetër, merr përsipër për të vënë dorën në zjarr për këtë qeveri, jo njëra por të dyja duart do ti digjen, se këta dihet, lidhjet e tyre me drogën dhe pluhurin janë universale. Nuk është objekt i këtij diskutimi sot ky, por këto janë shumë të njohura.Pyetje: Z. Berisha për të kaluar pak në këndvështrimin tuaj për mazhorancën për qeverisjen. Si do ta përkufizonit, qoftë këto nëntë mua por edhe për mënyrën sesi po funksionon, ju shpesh here përdorni fjalën bashkëkryetar për zotin Rama dhe zotin Meta. Një perifrazim të asaj sesi e lexoni ju këtë mazhorancë?Ish-kryeministri Berisha: Këtë mazhoranca, unë e lexoj siç e lexon çdo shqiptar sot. Një mazhoranca të mega-mashtrimeve. Kanë kaluar 8 muaj dhe premtimet me të cilat grabiti votat nxijnë si ato plehra që kanë bërë pis liqenin e Fierzës. Kjo mazhorancë u premtoi shqiptarëve shërbimin shëndetësor falas, sot janë në ditën më të zezë të ekzistencës së tyre. Sot korrupsioni është rritur me shpejtësi të paimagjinueshme. U premtoi shqiptarëve uljen e çmimeve të ilaçeve, në tërësi ato janë rritur të paktën me 30%.U premtoi shqiptarëve heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, ju vendosi aforfenë, i ktheu prapa, u hoqi një arritje shumë të madhe. A e di ti Patrik që, ata fshatarët e thjeshtë për faj të qeverisë paguajnë sot dy herë e gjysëm më shumë energji se kreu i qeverisë së vendit me faturën e famshme afroe, me gjobën aforfe. Kjo qeveri u premtoi shqiptarëve uljen e çmimit të ushqimeve. A e dini ju që një pjesë e dyqaneve nuk japin më me listë dhe njerëzit vuajnë, janë me një vakt bukë në 24 orë kur jua çon ndonjë njeriu i tyre dhe janë jo pak. Kjo qeveri u premtoi shqiptarëve legalizimin falas. Është një shprehje popullore “që kërcen nga sevdaja”, kjo shprehje tani është “kërcen Rama nga sevdaja”. A e ke vënë re që kalon nga një amfiteatër në një tjetër, nga një "Toënholl” në një tjetër me militantët e vet, ku u thotë i keni falas dhe pastaj u thotë se ata që paguajnë 20% kanë lehtësira. Nga falas kalon tek pagesa. Tallet me veten e tij, vë edhe një copë beze prapa me Legalizim Falas. Por ky nuk mund të tallet me ta. I ka ofenduar, ju ka marrë votën atyre. Tani absolutisht ose do ti bëjë falas, ose ata do të marrin rrugën që ju takon sepse i kanë dhënë votën. Ky zotëri, u tha fermerëve të Shqipërisë se do të heqim taksën e qarkullimit. E rriti me 100 lekë taksën. Ky zotëri u tha se do të heqim TVSH-në e ushqimeve, përkundrazi.Pra këto muaj, dhe janë 8, faktuan shndërrimin ose dokumentuan se premtimet elektorale me të cilat u mor vota ishin mashtrimet më të mëdha në historinë e një vendi. Por është vetëm kjo. Ku e bazon? Cila është kjo qeveri? Kjo është qeveri e falsifikimeve të paimagjinueshme. Marrim ekonominë. Cili shqiptar përveçse një grupi shumë të ngushtë që vjedh edhe duke fjetur ndihet më mirë sot se një vit më pare? Cili shqiptar merr sot më shumë sesa një vit më pare? Cili pensionist merr sot më shumë? Ishte premtuar rroga e 13-të, fluturoi në erë. Cili shqiptar i gëzohet një vendi të ri punë sot? A mund të më thuash? Në cilën skaj, në cilin qoshe, në cilin shesh, në cilën rrugë të këtij vendi punohet sot. Mund të më thonë këta 1 kilometër rrugë të ndërtuar në 8 muaj. A mund të tregojnë këta një shkollë të re të ndërtuar apo të rindërtuar. A mund të tregojnë këta një spital të ndërtuar apo të rindërtuar. A mund të tregojnë këta një ujësjellës të ri, një impiant përpunimi të ujërave ët zeza, këta tregojnë vetëm muret e kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave. Nuk tregojnë dot asgjë tjetër. Është realitet ky. Kemi lënë me qindra projekte në vazhdim, asnjëri nuk vazhdon prej tyre. A mund të tregojnë këta një hap serioz në luftën kundër korrupsionit. Të them unë se 90% e të gjitha tenderimeve bëhet direkte, me quotim që I thërrasin vetë. Ky është rrënimi përfundimtar i sistemit të prokurimit. Që të gjitha pa përjashtim bëjnë me përqindje përpara. Cili shqiptar ndihet sot më i sigurt në jetën e tij dhe të fëmijëve të tij. Njerëzit po largohen. Shqiptarët dolën në krye për azil kërkim në muajt e fundit, ndërkohë që ishim të fundit më pëprpara. Shqiptarët kanë frikë kur i çojnë fëmijët në shkollë ose kur ecin se mos po ju eksplodon ndonjë makinë apo tritol, kurse për muaj të tërë Edi Rama u thoshte shqiptarëve se është ulur kriminaliteti, se e kemi 30% më të ulët. Por më në fund petët i dolën lakrorit. Eshtë e pavdekshme një moment, kur gazetari i thoshte se në këtë tremujor janar-shkurt-mars janë 12 vdekje më shumë dhe ia jepte me shifra, ndërsa Rama i thoshte jo nuk ka mundësi, ku i ke marrë të dhënat? Gazetari i thoshte se i ka marrë në ueb saitin e ministrisë ndërsa Rama i thoshte jo është gabim. Kësaj i thonë bjeri murit me kokë.Pyetje: Ju kane akuzuar se merrni informacion nga SHISH, se merrni të dhënat?Ish-kryeministri Berisha: Informacionin më të saktë gjatë gjithë jetës sime e kam marrë nga qytetarët shqiptarë. Dhe kam bindjen më të madhe se ai është burimi më i shkëlqyer i informacionit dhe unë besoj shumë tek ai informacion. Shih aksidentet. Vetëm në muajin prill ka pasur mbi 2.2 herë më shumë sesa në prillin e vitit të kaluar. Nga 13 të vdekur në prillin e vitit të kaluar në 28 të vdekur këtë prill. U shkri Policia Rrugore? Sigurisht se duhet të hapeshin rrugë për trafikun e drogës. Se Serezët dhe këta miqtë e ministrave, këta duhet ti shndërronin ato në autostrada droge. U shkri policia kriminale? Ndaj dhe është kjo situatë. Pas tetë muajsh, cili qytetar ndihet i sigurt? Çfarë masash mori? Thuhet se thuhet se e ka shkarkuar tre herë Tahirin dhe në fund Tahiri i ka dhenë mbi 3 milion euro, nuk e di saktësisht. Absolutisht. Pse kjo drogë nga shkon? A e di sa prodhon kjo? Është 200 mijë dollarë toni në çmimin më të lirë. Pse kjo po gufon nga të gjitha anët. Po vjen nga gjithë Ballkani këtu droga.Pyetje: Ish prokurori i anti-mafies tha dje se këtu është bazaIsh-kryeministri Berisha: Mendoj se ai dha mesazhet më të qarta, sepse i njeh problemet. Pra pas 8 muajsh ku jemi në raport me botën? Kurrë ndonjëherë nuk i kanë ndodhur Shqipërisë në 23 vite skandale të tilla siç është skandali i armëve kimike me SHBA dhe në fund na del shoqja thotë se e menaxhuan gabim edhe ata. Pse e menaxhuan gabim ata? Gabimi i vetëm i tyre ishte se i besuan Edi Ramës, se nuk mund ti besosh një minutë. Pse e menaxhuan gabim ata? Shqipëria premtoi se do ti marrë të gjitha. Pse del i pa karakter ky, paskan faj ata? Jo nuk kanë. Sigurisht partneriteti është partneritet, luajaliteti është luajalitet. Tani del thyerja e embargos së Iranit. Një akt jashtëzakonisht i rëndë. Unë e di që një zëdhënës i qeverisë Iraniane ka deklaruar se Shqipëria nuk ka, por midis zëdhënësit të qeverisë Iraniane dhe Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë, unë i besoj kësaj të fundit. Ajo e ka në raport këtë. Në raport thotë se Shqipëria hyri bashkë me Sirinë në këtë process dhe ngarkesa fundit e datës 20 apo 22 mars nuk dihet se ku shkoi. Por pa notifikuar Agjencia nuk lëshon kurrë akuza të pa notifikuara dhe në këtë rast kryeministri hesht. Nuk thotë një fjalë, por kjo është një gjë shumë e rëndë. E rëndë në qëndrimin tonë ndaj SHBA , të cilat kryesojnë përpjekjen botërore për transparencën e plotë të proceseve dhe të teknologjisë nukleare të Iranit, të cilin Irani e ka bllokuar prej vitesh. Është shumë e rendë në qëndrimin tonë ndaj Izraelit, një mik, një aleat i yni dhe Shqipëria kurrë nuk mund ti lejonte vetes, se në fund të fundit janë udhëheqja iraniane, para kësaj, që deklaronte ne mënyre të përsëritur ta fshijmë nga harta Izraelin. Se ka deklaruar kurrë Izraeli të fshijmë Iranin apo një shtet tjetër nga harta. Shqipëria nuk mundet kurrë të marrë veprime në kundërshtim me interesat jetike të aleatëve të vet. Po ka një gjë tjetër përveç këtyre. Pse ka një përqendrim kaq të madh tek potenciali nuklear i Iranit? Nuk është problemi vetëm i Izraelit, se Izraeli ekzistencën e vet e ka të siguruar, por problemi është se ai do ti diktojë botës çmimin e naftës. Një potencial bërthamor ne zonën e Gjirit Persik, ku ne kemi gjithë ata miq aty dhe ku prodhohet energjia e botës më së shumti, do të ishte kërcënim i madh për mbarë njerëzimin. Pra janë të gjitha këto dhe çfarë bëjnë këta? Cojnë Besnikët e tyre për të mbushur valixhet në thyerje të embargos. Nuk i nevojitej Shqipërisë kjo.Po i rikthehem edhe njëherë krimit. Krimi organizuar pra po ecën me shpejtësi të madhe. Sot bandat vendosin gjoba të tmerrshme mbi bizneset, korrupsioni nuk njeh të ndalur. Pyet emigrantët ti. Nga Kakavija deri në Tiranë, 5 herë ju marrin para rrugës. Fshihen, nuk publikohen tenderat. Nuk jepen dokumentat. Ligji thotë jepni dokumentat. Biba e Ramës thotë se nuk lejon ligji. Është ekzakte kjo, e kanë kapur mediat. Kjo është qeveri që bazohet në falsitete. Po ti dëgjosh psikologjia e falsifikatorëve është e paimagjinueshme. Po bëjmë spërkatjen për here të parë pas 25 viteve thonë, tek etërit shkojnë, harrojnë se në 2008 është bërë një spërkatje e gjerë fare. E them këtë se ajo dëshira e tyre për tu lidhur me etërit e tyre.Pyetje: Meqë dolëm tek lidhja me etërit, e shikoni këtë lidhje? Kam parasysh 5 majin, shfaqjen e fotos së Enver Hoxhës, rikthimin e pionierëve të Enverit?Ish-kryeministri Berisha: Unë jam i bindur se ky është një proces i mire strukturuar, i qëllimshëm i Edvin Ramës. Kam bindjen më të madhe. Në rast se kthehemi ne javën e parë të qeverisë, ai njoftoi shqiptarët për dy projekte,”Piramidën” dhe “Vilën e Enver Hoxhës”. A mund të pyes unë se cili shqiptar, përveç Nexhmies dhe Ilirit e Teutës, familjes Hoxha, është i interesuar se ç’po bëhet me vilën e Enverit? Po si ta sheqerosim “Vilën e Enverit” si ta stilosim, si ta bëjmë “Vilën e Enverit” jo vilën e demonit siç është por diçka të pëlqyer nga të rinjtë dhe projekti tjetër për “Piramidën e Faraonit”.Me 29 nëntor Rama zgjodhi të nderojë të rënët e kombit me portretin e Enverit në sfond dhe i shpërndau vete ato në Facebook. Ky 5 maj pati një skenar tërësisht enverist. Tani a është kjo koeçidencë? Jo absolutisht. Kjo është linjë e qartë e tij, sepse, krahas formës, shih përmbajtjen, si në asnjë vend tjetër rrëzohen nenet e Kushtetuës me vendime qeverie, si në asnjë vend tjetër rrëzohen ligje me vendime qeverie, si në asnjë vend tjetër shpallen të pavlefshme vendime Gjykatash me vendime qeverie. Kjo, po të mos kishim qenë diktatura siç kemi qenë, do ta interpretonim çdo gjë me “Fermën e kafshëve” të George Oruell. Po ne nuk kemi nevojë të shkojmë aty ne kemi qenë këtu. Pra Rama ndjek me qëllim këtë linjë. Po të shkoni në jug në disa zona, ushtrohet një terror i kuq i vërtete ndaj qytetarëve. Metoda, unë kam me dhjetëra informacione nga qytetarët, metoda të vjetra të policisë sekrete, nga deputetet e tyre. Pra jemi para kësaj situate. Këta e përdhosën 5 Majin dhe ne duhet të mbajmë një qëndrim të studiuar. 5 Maji është dita e të rënëve. Është e lidhur me vrasjen e Qemal Stafës nga Enver Hoxha, sepse luftëtar ishte Qemal Stafa, e vrau ai, por Qemali ishte antifashist dhe këtu nuk ka diskutim. Por çfarë ndodh Patrik? Injorohen të gjithë të rëndët e tjerë. Shqiptarët nuk e dinë, por ata që merren me historinë e dinë, se vetëm në luftërat për Plavën dhe Gucinë, Ulqinin dhe Tivarin mund të ketë pasur më shumë të rënë për trojet shqiptare sesa gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët nuk e dinë se në Luftën e Parë Botërore dhe jo të Dytën, u shua 10 % e shqiptarëve. Shqiptarët nuk e dinë se në kryengritjen e pavarësisë, kanë rënë me dhjetëra mijëra shqiptarë. Që të gjithë këto eklipsohen injorohen me një grup dëshmorësh, heronj të Luftës së Dytë Botërore dhe kjo është e pandershme dhe vazhdon ai falsifikim i historisë. U shpallën 28 mijë, asnjëri nuk ka regjistrin për të dëshmuar sesa janë. Para dy javësh Afrim Mustafaj, një publicist, shkrimtar dhe kronist i betejave të luftës se Kosovës, më solli librin. U gëzova shumë, sepse e dimë të paktën që në tre luftërat e UÇK në Kosovë, në Maqedoni dhe Preshëve, kemi 2200 të rënë. Autori thotë se mund të ketë edhe ndonjë tjetër, por ata janë të sigurt. Une kam passion historinë. Unë kam nderim për dëshmorët. Kam nderin për luftën pavarësish nga problematikat e saj. Unë nuk jam nga ata që të them se lufta na solli lirinë. Jo, por lufta ishte e drejtë, sepse na renditi në anën e drejtë të histories. Lufta na solli diktaturën dhe kjo ishte gjëja më e rëndë që na ndodhi, por kjo nuk do të thotë se të mos ishte lufta, kurrë. Përsëri e them. Ata që luftuan kanë nderim dhe e meritojnë plotësisht. Këtu ka një shikim të njëanshëm, ka një përpjekje, se këta kanë krijuar grupin e historianëve mirëfilltas antishqiptarë për të krijuar historinë e Shqipërisë, krejtësisht në funksion të kultit të Enverit. Kanë filluar tani përsëri të mbrojnë standardin Enverist të gjuhës. Standardi Enverist i gjuhës është standard që nuk i reziston dot kurrë kohës. Standardi Enverist i gjuhës duhet detyrimisht të rishihet. Jo të zhduket. Por të amendohet. T’i zhdukësh shqipes pjesoren, pse i përkiste dialektit tjetër, të cilin e respektuan të gjithë kollosët e gjuhës shqipe dhe që i jepte gjuhës një avantazh të jashtëzakonshëm në raport me gjuhët e tjera, dhe tani i shkruhet letër Edi Ramës na mbro standardin e Enverit. Pra janë të gjitha këto janë një apel për 20 shkurt të ri. Po. S’më kishte shkuar ndërmend ndonjëherë….Pyetje: Duhet të rrezojmë sërish bustin e Enverit?Ish-kryeministri Berisha: Jo buste, buste të gjalla. Absolutisht. Nëse ky kujton. E di çfarë lëndimi i madh është ky? Shqipëria ka pasur kampe përqendrimi për frymë dy herë më shumë se çdo vend tjetër ish komunist. Por hiq kampet e përqendrimit, ta supozojmë se Shqipëria s’ka pasur asnjë kamp përqendrimi, por vetëm vdekjet nga uria kronike, në të gjithë zonën verilindore, juglindore të Shqipërisë, janë krimi më i shëmtuar i diktaturës së Enver Hoxhës. Po izolimi i thellë, po eksodi? Unë shpesh dëgjoj shqiptarë që ankohen, por vend tjetër, për kohën ku e nisi dhe ku arriti, nuk ka pasur shpejtësinë e zhvillimit të Shqipërisë. Cili vend? Kur shohim këto eksodet nga vendet e Afrikës që vijën nga Lampeduza, dhe ne trishtohemi, por shqiptarët këtë bënë më shumë se këto në vitet ’90 dhe nuk e bënë se nuk donin Shqipërinë, por se nuk kishin kafshatën e gojës.Pyetje: Rama dhe Meta kush e kushtëzon njërin dhe kush tjetrin?Ish-kryeministri Berisha: Kjo është një aleancë punisto-mafioze. Pajtohen në ideologji të dy. Ajo që pe tek Nasipi ishte skenar, ajo ishte organizuar në Tiranë gjithçka. Sa i dolën problemet e drogës Saimir Tahirit, se Meta donte ta hante të gjallë, i dorëzoi dekoratën. Pra ata që mendojnë se këta kanë kundërshtira njëri me tjetrin këta kanë kundërshtira vetëm për racionet që duan të grabisin, kaq është ajo.Pyetje: U gabuat që e menduat kështu para aleancës së prillit?Ish-kryeministri Berisha: Po pse Edi Rama isha unë? Më thuaj me kë rri, të të them se kush je. E ka thënë populli këtë.Pyetje: Jeni bërë pishman që ndërtuat një aleancë me Ilir Metën?Ish-kryeministri Berisha: Jo. Nuk jam bërë pishman, sepse i ka shërbyer vendit. Mendoj se i ka shërbyer vendit. Mendoj se u morën vizat, mendoj se u realizuan disa projekte. Kjo ishte një gjë në interes të vendit, sepse kishte këto alternativa, ose pa opozitë dhe aleancë me Edi Ramën, koalicion i madh që quhet, ose me opozitë dhe një aleancë. Nuk ishte një aleancë e thjeshte, por në program ajo funksionoi.Pyetje: Komunikoni sot me Ilir Metën?Ish-kryeministri Berisha: Kush?Pyetje: Ju?Ish-kryeministri Berisha: Çdo ditë në parlament.Pyetje: Flas komunikim të ngushtë?Ish-kryeministri Berisha: Jo, nuk kam asnjë komunikim.Pyetje: Me z. Basha flisni shpesh? Flas gjithmonë me atë çfarë thotë analiza dhe pseudo-analiza që keni ndikim drejt për drejt tek zoti Basha?Ish-kryeministri Berisha: Tani. Unë dhe çdo njëri, mendoj, këshillohet merr këshilla, i dëgjon, i pranon, si pranon, por gjeja më normale për një njeri është të dëgjojë këshilla. Dhe gjithë jetën kam dëgjuar. Nga miqtë, nga qytetarët. Po të më shohësh tani mesazhet, sugjerimet, kështu qe ky është një proces i pandërprerë. Por një gjë është e sigurt që kryetari vendimet i merr vete. Ka një grup drejtuesish që janë Kryetari i Grupit Parlamentar, disa Kryetar Komisionesh, nënkryetar Komisionesh, të cilët mblidhen një herë në javë dhe përcaktojnë qëndrimet. Asgjë nuk e pengon atë dhe nuk më pengon mua të shprehim mendimet lirshëm, kjo është gjëja më normale.Pyetje: Doja t’ju bëja një pyetje që në fakt kam dashur t’ju bëj prej shumë vitesh. Jeni njeriu që iniciuat, drejtuat, lëvizjen antikomuniste në Shqipëri dhe ndryshimin e sistemit, drejtuat lëvizjen antikomuniste në Shqipëri , drejtuar partinë e parë opozitare, jeni presidenti i parë pluralist dhe i një vendi demokratik, keni qenë kryeministër, keni drejtuar në opozitë PD. Kush është ambicia juaj politike e radhës pas 24 vitesh?Ish-kryeministri Berisha: Nuk ka ndryshuar asnjëherë. Të shoh ngadhënjimin e parimeve dhe vlerave e projekteve që unë besoj. Absolutisht që vetëm ky ka qenë dhe unë e kam faktuar këtë. Postet e mia, nuk kanë qenë për bixhoz apo për shou. Unë kam qenë dhe jam njëri projektesh, kjo është gjithçka.Pyetje: Keni në mendje një projekt?Ish-kryeministri Berisha: Në mendje një projekt natyrisht kam të shoh PD në pushtet. Ky është në mendje përkushtimi im të jap mbështetjen time, por natyrisht jam dhe do të mbetem avokat me të gjithë përkushtimin tim i lirisë dhe vlerave të saj, të cilat po njohin këto kohë ditë shumë të vështira, sepse kur një qeveri rrëzon nenet e Kushtetutës me vendime qeverie, kur një qeveri rrëzon ligjet me vendime qeverie, kur një qeveri shpall të pavlefshme vendimet e Gjykatave, çka është atribut krejtësisht i shkallëve te gjykatave, liritë dhe te drejtat e njeriut janë të viktimizuara.Ky regjim po i shkel ato në mënyrë më të papërmbajtur. Situata në paraburgimet e Shqipërisë është dramatike. Situata në burgjet e Shqipërisë është dramatike. Qytetarët mbahen ditë të tera pa avokat. Nuk ju jepet akses tek avokati. Në tërësi ka një ndrydhje të lirisë që shkon paralel me veprimet për ringjalljen dhe rikthimin e enverizmit dhe metodave të simboleve të asaj kohe. Preokupimi im më kryesor janë liritë. Liria ekonomike po ndrydhet në mënyrën më absurde. Në qoftë se ke konstatuar ka 8 muaj që thonë s’të lejoj, s’të lejoj, s’të lejoj, s’të lejoj. Bëju shtet I thonë kësaj. Këta i thonë qytetarit bëju shtet Po pse qytetari do të behet shtet?Pyetje: Kjo është ajo që u tha në fillim në parlament që “akoma s’keni parë asgjë”?Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht. Pra këta po ndjekin format, të cilat ngushtojnë liritë dhe forma, të cilat rrokullisin vendin. Morën 20 mijë liçensa. Jo, thotë 2 mijë, po vetë tha njëherë 6 mijë për furgonat dhe tani po të shohësh të gjithë sistemin e lejeve dhe liçensave po e vendosin mbi bazën e ryshfetit. Sistem që do qëndrojë mbi ryshfetin. Të gjitha ministritë po rikthejnë autoritet shtetëror të bazuar në ryshfet. Të heqësh mijëra licenca me të rënë të lapsit për i dhënë prapë ti, nuk ke synim tjetër veçse te mbushës jo xhepat por valixhet. Të heqësh lejet e punës. Një betejë me furrat e gëlqeres. Shumë mirë nëse ata ndotin ambientin, nuk kam kundërshtim, por të lëshosh ato në kriter partiak kundrejt ryshfeteve. Pra cfarë po ndodh? Po ndertohet me shpejti sistemi oligarkik i kleptokracisë.Gazetari: Z. Berisha faleminderit që na mundësuat këtë intervistë, na mirëpritët në zyrën tuaj dhe u bëtë pjesë e emisionit Hard Disk në televizioni Ora News.Ish-kryeministri Berisha: Faleminderit edhe juve.