"Neranxi" dominon panairin në Sarandë, gatime me midhje për qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2014, 20:35
Kompania “Neranxi” bëhet pjesë e panairit të kulinarisë në qytetin e Sarandës.Me anë të një kuzhine lëvizëse për të gjithë qytetarët janë servirur lloje të ndryshme gatimesh, ku mbizotëronin ato me midhje.Flori Neziri, profesori Institutit, Kulinar Neranxi, u shpreh se kompania “Neranxi” është prezantuar në këtë panair nga Instituti Kulinar Neranxi, ku përgatiten kuzhinierë, pastiçierë e bukëpjekës të së ardhmes.Në tendën e “Neranxit” nuk kanë munguar edhe ëmbëlsirat, reçeli dhe akullorja.Klodian Gurra, shef i brumërave dhe i bukës deklaroi se Instituti Kulinar “Neranxi” përgatit shefa kuzhine, të cilët më pas kërkohen dhe punësohen në restorante luksoze.