Avioni në Divjakë, piloti njihej me transportuesin e 460 kg-ve droge
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pranoi sot në një konferencë se piloti italian Giorgio Riformato dhe transportuesi i 460 kg droge me makinë njiheshin me njëri tjetrin. Kjo u bë e ditur sot edhe nga mediat italiane të cilat shkruanin se piloti italian kishte njohje në Itali me shqiptarin e vënë në pranga Sajmir Bajrami. Ky i fundit ka rrëfyer para prokurorëve të krimeve të Rënda trafikun e drogës duke thënë se ngarkesën do ia dorëzonte pilotit italian.Duket se për të fituar statusin e të pendurarit 35 vjerçari ka vendosur të rrëfehet.Ndërkaq piloti italian këmbëngul se kishte ardhur në Shqipëri për turizëm.Mediat italiane: Riformato mashtrues"I akuzuari në Itali për mashtrim kësaj herë u ul në vendin e gabuar". Kështu shkruajnë mendiat italiane, ndërsa kanë publikuar dhe foton e Giorgio Riformato, 58 vjecari Italian që drejtonte avionin që ka në plazhin e Divjakës ditën e djeshme.Ai vetëquhej "komandant" dhe është akuzuar për mashtrim me shkollën e tij të pilotimit në Varese. Mediat italianeKontrollohet banesa e Bajramit, në kërkim edhe tre personaNjë ditë pasi avioni "Piper Lance II" u bllokua në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kg drogë policia ushtron kontroll në banesën e Sajmir Bajramit.35-vjecari me banim në Durrës u kap teksa po transportonte ngarkesën me drogë. Në momentin e ndalimit iu sekuestruan edhe 27 mijë euro.Kontrolli është kryer gjatë orëve të natës së 10 majit duke u gdhirë 11 maji.Në shtëpinë e Bajramit, në lagjen nr 3 të qytetit bregdetar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për shkak se ai kryesisht jetonte në Itali dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer.Gjithashtu policia është në kërkim dhe edhe për tre persona të dyshimtë të cilët dje para se të rrëzohej avioni kërkuan ndihmën e një banori aty afër për t'i treguar se cila është rruga që të conte pikërisht në atë vend ku gati 1 orë e gjysmë më pas ra avioni.Kjo dëshmi u bë publike nga një banor i zonës në një lidhje telefonike për Ora News.(VIDEO: JA DËSHMIA)Sekuestrohet dokumentacioni i avionit ne RinasNdërkohë mbrëmë në orët e vona grupi hetimor ka shkuar në Aeroportin e Rinasit ku kanë sekuestruar dokumentacionin e hyrje daljeve dhe regjistrin e fluturimeve.Gjithashtu prokurorët kanë nisur verifikimin e komunikimit mes kullave të komandimit të Rinasit, Korfuzit dhe Peskarës dhe itinerarin e avionit.Transportuesi: Droga do nisej në Itali, italiani e mohon Gjate mbremjes se djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje Sajmir Bajramin dhe pilotin Italian të vënë në pranga pas rrëzimit të avionit. Burime pranë grupit hetimor thanë se Bajrami ka pranuar se ishte korrieri i drogës të cilën po e dërgonte për te avioni që do e transportonte. Por piloti Italian, Giorgio Riformato i ka hedhur poshtë keto deponime duke thënë se ka ardhur në Shqipëri për turizëm. Gjithashtu mësohet se në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar Sajmir Bajramin të largohet nga zona para se të arrestohej.